Linda Halimi: Rrugëtimi im në Hollywood

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE - Eraldo Rexho

Karriera e Linda Halimit në Shqipëri nuk mund të cilësohet aq e ndritur… Shpeshherë ajo është përjashtuar nga festivale të rëndësishme muzikore, për shkak se ka denoncuar pisllëqet e bëra në backstage apo edhe për vonesat në prova. Por, si për ironi të fatit, këngëtarja brilante e skenave shqiptare, falë talentit të jashtëzakonshëm, ia ka dalë të këndojë në një prej eventeve më të rëndësishme në ‘Hollywood’ këtë javën e fundit. Ceremonia e nderimit me yllin në bulevardin e famës për Berry Gordy, Presidentin e “Motown Records”, e ka vendosur vajzën simpatike përballë emrave të tillë si: Stevie Wonder, Aretha Frankli, Alicia Keys, Mariah Carey etj… Dy ditë përpara se të gjendej përpara tyre, Linda ndau me ne këto emocione.

Linda, me çfarë resh këto kohë?

Aktualisht jam në New York. Sapo kam përfunduar videoklipin e ri këtu, që po editohet në studiot e montazhit dhe që pritet të prezantohet së shpejti. Nesër iki në Hollywood. Dje na dërguan biletat e avionit, pasi jam e ftuar speciale për të hapur dhe për të mbyllur programin që organizohet nga “Motown Records”. Do të këndoj tri këngë atje… Ç’ne në Hollywood? Sepse Presidenti i “Motown Records” do të nderohet me yllin e famës në bulevardin e ‘Hollywood’ dhe për nder të tij do të organizohet kjo mbrëmje Gala. Aty do të jenë Alicia Keys, familja Jackson, Stevie Wonder, Mariah Carey dhe të gjithë ekzekutivët e industrisë muzikore amerikane.

Çfarë këngësh do të kën-

po mer-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.