Eva e ‘BB’: Më mirë katunare se “bitch”

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE - Adelajda Xhamani

Ajo është vetëm 20 vjeçe, por teksa flet, të bën të kuptosh që është vajzë e pjekur për moshën e saj. Në “Big Brother” solli një histori interesante dhe prekëse, dhe shumëkush mendoi se aventura e saj do të zgjaste më shumë. Por nuk shkoi kështu, sepse Eva nga Miloti e eliminua vetëm pas tri javësh. Entuziaste për këtë eksperiencë dhe ndryshimet e vogla që po ndodhin në jetën e saj, Eva na tregoi gjithçka kemi parë e nuk kemi parë nga ekrani. Na foli për jetën e saj, për familjen, për dashurinë dhe për të ardhmen. Njohëm një vajzë plot energji, të thjeshtë, pa komplekse dhe me një buzëqeshje të çiltër...

Si po të duken këto ditë pas daljes? Ka ndryshuar gjë?

Akoma s’jam ambientuar mirë, se si më duket. I vetmi ndryshim është që tani njerëzit më njohin, më flasin, më përshëndesin. Mirëpo ne njerëzit e thjeshtë nuk mësohemi kollaj me këtë gjë.

Të pëlqen që njerëzit të njohin? Çfarë të kanë thënë?

Më pëlqen, po. Dhe unë, kur më njohin ose thonë emrin tim, mundohem t’u buzëqesh të gjithëve. Edhe në “Facebook” më kanë shkruar shumë, dhe unë e quaj vlerësim e jam munduar t’u kthej përgjigje të gjithëve. Më kanë thënë vetëm fjalë të mira të gjithë. U kam pëlqyer dhe më kanë vlerësuar.

Prisje që të rrije më gjatë? U mërzite që dole?

Në fakt nuk mendova që do dilja kaq shpejt, por në të vërtetë javën e fundit u mërzita shumë. Më mori malli për njerëzit e mi dhe nuk kam qenë fare aktive. Megjithatë nuk jam mërzitur fare. Për mua ishte e rëndësishme të dilja prej andej me kokën lart, kurdo që të ndodhte. Dhe ashtu dola... Unë nuk mund të shkel mbi disa parime të miat, as për lojë e as për lekë.

Kush nga banorët që janë akoma brenda do e bënte këtë?

Shumë prej tyre. Ata janë gjithë kohës në përpjekje për të nxjerrë anët negative të të tjerëve, dhe mundësisht edhe gjërat e mira që mund të ketë dikush, t’ia interpretojnë si të shëmtuara. Veç kësaj, kam vënë re që sidomos vajzat aty, kanë një koncept të gabuar për emancipimin. Sipas atyre, të zhvishesh e të fërkohesh tregon emancipim.

Të fërkohesh? Pse, kush është fërkuar, me kë?

Jonilda i puth e i prek të gjithë çunat e thotë që kështu e ka tipin. Po s’më duket shumë normale t’i puthësh djemtë në qafë e t’i përkëdhelësh në trup. Joana i shkon nga pas për një përqafim Anaidit, Elena rri e përqafon Marselinin... Vishen me taka që në pikë të mëngjesit e dalin me brekë... Për mua, emancipim është të flasësh për gjëra të rëndësishme e jo të përgojosh të tjerët gjithë ditën. Femra duhet t’i zgjedhë fjalët që përdor, se nuk është emancipim të përdorësh fjalë banale. Ato mendojnë që duken moderne, por harrojnë që njerëzit po i shohin e po i dëgjojnë.

Kë ka puthur dhe prekur Jonilda?

Ditët e fundit kam parë që i është afruar shumë Viganit. Po ty, të pëlqyen djemtë rinj që futën? Më pëlqyen. Ishin vërtet shumë të bukur, sidomos Vigani. Vetëm ai më mbeti pishman që dola (qesh).

Një ditë, Jonilda,

ka

e

Joana dhe Elena po flisnin për ty dhe mendonin se je ende e virgjër. Ç’mund të thuash?

Unë vërtet jam nga Miloti, por nuk kam nga këto paragjykime. Tregova për një histori dashurie që ka zgjatur me vite dhe kaq duhet t’u mjaftonte atyre për të kuptuar. Sipas këtyre vajzave, fakti që unë nuk prekem me të tjerët sa andej-këtej më bën të virgjër dhe katunare... Për mua, më mirë katunare se “bitch”.

Babain, e takove? Po në Milot, ke shkuar?

Babin e takova atë natë që dola, se ishte në studio. Më përqafoi dhe me mënyrën e vet, më bëri të kuptoj që është krenar për mua. Ky ishte qëllimi im kryesor, të sqarohesha deri në fund me të dhe familjen time.

Me atë djalin, je takuar? Të ka marrë në telefon?

Jo, nuk e kam takuar dhe nuk kam folur me të. Kam ndryshuar numër dhe në “Facebook” i kam bërë ‘block’. Për mua kjo histori është e mbyllur.

Arsyeja e ndarjes ishte vetëm historia e gjakmarrjes?

Familja e djalit, që para 20 vitesh e deri vonë, i ka bërë keq familjes sime. Unë këtë e mora vesh vonë, pasi isha lidhur me të. Mirëpo babai im, edhe pse vuante, kurrë nuk ma vuri kusht ndarjen. E ndikuar nga kjo, por edhe nga fakti që marrëdhënia jonë po ftohej, unë vendosa t’ia heq një plagë babait tim dhe t’i jap fund kësaj historie. Uroj që të jetë një vendim në të mirën time, dhe kam besim se kështu do të jetë. Ku po jeton tani? Në një shtëpi me qira këtu në Tiranë, bashkë me motrat. Vitin e parë të shkollës së lartë jetova në konvikt dhe e kam shijuar shumë, po për çështje higjiene menduam të lëviznim. Të hënën do rikthehem në shkollë, dhe shpejt do filloj të kërkoj një punë tjetër, sepse pasi hyra te “Big”-u, punën në ‘call center’ e lashë.

Po e ndjek “Big Brother” tani që ke dalë? Ka ndryshim nga brenda, jashtë?

Po, e kam parë. Ka një farë ndryshimi, megjithatë çdo banor në një moment të caktuar arrin ta shfaqë veten siç është.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.