Zanfina “sulmohet” nga kolegia, e mbron Adelina

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

konkurrenca mes femrave është e ashpër, sidomos kur janë artiste, nuk ka diskutim. Por që limitet do të tejkaloheshin kaq hapur, këtë nuk na e priste mendja... Në faqen zyrtare në “Facebook” të këngëtares Adelina Ismaili është publikuar një status i gjatë. Në të shkruhej se faqja e së motrës, bukuroshes Zanfinë, me rreth 260.000 fansa, është vjedhur dhe mbyllur nga një tjetër këngëtare. “Faqja e asaj ‘këngëtareje’, që hiqet si faqe e cila përcjell aktivitet e artistëve në përgjithësi, bllokoi çdo fans të motrave Ismaili. Deformoi me ‘photoshop’ fotot e rivaleve, ku vetë kjo ‘këngëtarja’ shkruan dhe lë komente negative për të tjerat. I kërkojmë falje kësaj ‘këngëtareje’ të dështuar, që Zanfina Ismaili në ‘Festivalin Mbarëkombëtar të Ohrit’ u radhit e treta në Ballkan. Nuk kemi faj, që ajo nga gazetat u cilësua si ‘kopje e Zanfinës’. Kjo nuk është arsye për ta sulmuar, pasi Zanfina nuk paguan emisione apo gazetarë”, - përfundon shkrimi. E keni idenë cila është këngëtarja e akuzuar? Për hir të së vërtetës, gjesti është i rëndë, po edhe kundërpërgjigjja, tejet fyese…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.