N“goaiznygdshtae Lçoivljee”ta…, një

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Rreperi

më i dashur për shqiptarët, Noizy, po punon intensivisht për albumin e tij të ri. Pas dy muajsh pritet të hidhen në treg plot 22 këngë. I përkasin një stili krejt tjetër nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë deri tani. Ai i ka objektivat të qarta: e drejton dëgjuesin ku do vetë! Surpriza më e bukur është bashkëpunimi me seksbombën e skenës, Çiljeta Xhilaga. Klipi është xhiruar kur Çili ishte ende shtatzënë, nën titullin “Gangsta Love”. Interpretimi i shkëlqyer dhe fabula e ndërtuar përmes skenave aksion, bën që klipi të ngjajë me një film. Na intrigon për ta pritur me kërshëri si përshtaten dy këngëtarët në këtë duet. Veç një gjë është e sigurtë: kësaj radhe Noizy nuk do të përflitet për një flirt me kolegen, siç ka ndodhur rëndom. Çili është tashmë një mami e devotshme, që familjen e ka pikë të dobët! Suksese të dyve në vazhdim…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.