Ana e panjohur e NOIZY- t, gatimi Ç

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

farë nuk kemi dëgjuar për Noizy-n: Që është boksier shumë i fortë, që është baba shumë i mirë, që është partner ideal për femrat... Ama, asnjëherë deri më sot nuk e kishim parë repistin e famshëm shqiptar në rolin e kuzhinierit. Ftesës së drejtuesve të programit të mëngjesit në “Vizion Plus”, “Dita Ime”, Noizy i është përgjigjur pozitivisht, duke pranuar të ndajë me ta dhe të gjithë shikuesit, detaje nga jeta e tij private... Banesa e tij ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit, në të njëjtën ndërtesë ku gjendet edhe biznesi familjar. Një shtëpi e bollshme për një person, e mobiluar me shumë gusto. Pjesë e ambienteve të shtëpisë është natyrisht edhe studioja, ku Noizy kalon pjesën më të madhe të ditës kur nuk është i angazhuar me koncerte. Siç po ndodh edhe tani që po përgatit albumin e tij më të ri, i cili do të përmbajë plot 22 këngë. Një rrymë e re, ende e panjohur për shqiptarët, po “piqet” në furrë nga muzikantë tashmë të afirmuar. Surpriza e parë do të jetë klipi me Çiljeta Xhilagën, “Gangsta Love”, e xhiruar kur këngëtarja ishte ende shtatzënë, që pritet të dalë shumë shpejt. Për pjesën tjetër të këngëve është ende pak herët për të folur. Por, duke iu rikthyer vizitës së “Dita Ime” në shtëpinë e reperit, gjatë ‘xhiros’ që ata bënë në apartament, ato që binte në sy ishte këndi me dhuratat e fansave dhe dhoma e gjumit, në të cilën ‘akomodoheshin’ edhe pajisjet e palestrës. Padyshim që momenti më interesant ishte kur artisti u pozicionua në kuzhinë. Siç duket, edhe ai ka trashëguar diçka nga profesioni i të atit, që është shef kuzhine. Menuja e servirur përmbante: fileto viçi me salcë kërpudhash, antipastë me mocarela dhe gogozhare, si dhe sallatë mikse...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.