BLEONA QERETI, e ftuar në festivalin e muzikës gay

Tëdielënnë“xfactoralbania”, prezantonkëngënmëtëre

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Bleona

Qereti, këngëtarja e famshme sh qiptare, po i ngjit një nga një shkallët e karrierës ndërkombëtare. Kështu, ajo pritet të performojë sot në mbrëmje në festën e përvitshme të gay-ve në Palm Springs – California. Shfaqja, e quajtur “White party”, ka pasur si të ftuar specialë emra të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore, si: J. Lo, Lady Gaga, Kesha etj. Por këtë vit është radha e Bleonës, e cila qëndron në axhendën e aktiviteteve përkrah një emri shumë të njohur siç është Carmen Electra. Bleona, e cila njihet për performancat e saj të çmendura, i ka rënë në sy organizatorit të këtij eventi, Jeffrey Sanker, i cili e ka ftuar yllin shqiptar për të prezantuar këngën e saj më të re për tregun amerikan, “Without You”. Në site- n ku prezantohen aktivitetet, shkruhet se shfaqja në fjalë i dedikohet muzikës që duan gay-t, më konkretisht, është festivali më i madh për muzikën që kërcen ky komunitet në botë. Por ky nuk është eventi i vetëm për Bleonën gjatë kësaj jave. Një tjetër performancë e saj do të na mahnisë të dielën, në finalen e “X Factor Albania”, ku Bleona do të këndojë të njëjtën këngë (‘Without You’), por këtë herë për publikun shqiptar. Këngëtarja ka publikuar në ‘Facebook’, foto të provave që ka bërë për këtë paraqitje, ku zbulohet edhe veshja e saj e punuar me gurë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bleona ka takuar edhe një mik shumë të mirë të sajin, pikërisht showmanin e njohur Ardit Gjebrea.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.