TE REJAT E “BB6”

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

dhe Iliri kanë fjetur në të njëjtin krevat. Anaidi e ka ngacmuar Ilirin shumë shpesh për faktin se ai ka deklaruar se nuk fle me një shoqe, por Iliri nuk ka debatuar me të. Ai duket se ka vënë në zbatim atë që ka thënë Anaidi, se, me një shoqe mund të flihet edhe pa krijuar një raport më të afërt se miqësia. Kështu, Iliri dhe Olta kanë fjetur bashkë dhe duket se mes tyre po krijohet një afrimitet më i madh nga dita në ditë. Pas ndezjes së dritave e muzikës, edhe Iliri e Olta fillojnë të zgjohen dhe gjatë kësaj kohe luajnë duke ngacmuar njëri-tjetrin. Herë pas here mes tyre ata shkëmbejnë përqafime e puthje. Përpara tyre zgjohet Xhimi, i cili shkon pranë Ilirit dhe Oltës dhe i ngacmon. Nuk vonon shumë dhe ata të dy çohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.