‘Videofest’, VIP-AT zbulojnë pjesët intime

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Flori Mumajesi ka qenë tri umfuesi i mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “Videofesti Muzikor 2013”, i cili fitoi çmimin për videoklipin më të mirë për këngën “Pa jetë”. Në ceremoni morën pjesë qindra personazhe publike, nga muzika, arti e politika. Mbrëmja bashkoi në skenë Shqipërinë dhe Maqedoninë, me interpretimin e Soni Malajt dhe Tunës me këngën “Vogue”, ndërsa atmosfera u ndez me rikthimin në skenë të grupit “Marigona”, Adrijan Gaxhës dhe Florianit, “Fisnikët”, Adrian Bujupi, Nora Istrefi e shumë të tjerë. Të gjitha videoklipet në nominim u vlerësuan me 17 çmime, në të cilat kryesonin këngëtarët nga Shqipëria; Elvana Gjata me 4 dhe Flori Mumajesi me 5 nominime. Elvana Gjata u vlerësua me çmimet “Klipi më i mirë”, për këngët në duet me “2PO2” dhe “Kënga më e bukur R&B”; Tuna tërhoqi çmimet për këngën “I asaj”, që u vlerësua si klipi me performancën më të bukur, ndërsa vetë Sejdiu, si këngëtarja më e mirë femër; Dafina Zeqiri mori çmimin si “Klipi më i bukur pop”, e cila falënderoi fansat përmes një video-mesazhi; por çmime tërhoqën njëri pas tjetrit edhe Ermal Fejzullahu dhe Gena, Adrijan Gaxha, Vesa Luma e shumë të tjerë. Nuk kishte se si t’i mungonte edicionit të 11-të të këtij eventi, edhe parakalimi i yjeve mbi tapetin e kuq, një traditë kjo që starton mbrëmjen. “Videofesti Muzikor 2013” nisi në orën 20:00, në një transmetim-maratonë në ekranin e “Vizion Plus”, “RTV 21” në Kosovë dhe “Alsat” në Maqedoni. Festivali i videoklipeve më të mira muzikore mbledh qysh prej vitit 2003 të gjitha yjet e artit muzikor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, me qëllim promovimin e produksioneve më të mira shqiptare.

TAPETI I KUQ, PARADA ‘INTIME’ E VIP-ave

Veç fustaneve glamuroze, sharmit dhe elegancës që shfaqej në çdo parakalim, ato që binin më shumë në sy gjatë këtij edicioni, ishin të çarat e fustaneve që mbanin veshur personazhet tona publike, që për dallim nga çfarë kemi parë deri tani, ishin paksa të ekzagjeruara. Kështu, këngëtareve Nora Istrefi e Tuna Sejdi u janë zbuluar intimot që mbanin veshur. Sakaq, për këngëtaret Elvana Gjata e Fjolla Morina vihet në dyshim fakti në kanë veshur apo jo të mbathura... Sidoqoftë, të gjithë të pranishmit e kishin marrë shumë seriozisht paraqitjen në eventin e vitit në Kosovë.

Fjolla Morina Morena Taraku, “Miss Kosova”

Nora Istrefi

Tuna Sejdi, e cila gjatë fjalimit të saj, u shpreh e lumtur që fansat e kanë identifikuar me ‘zogun’, të cilin ajo e prek në klipin e saj të fundit “I asaj”...

Vesa Luma & Big Basta

Kaltrina Selimi

Elvana Gjata

Mentor Haziri & Ervin Gonxhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.