Çmenduria e radhës nga "Deliart", fotot e "Miss"-ve mes kuajve

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

31

konkurrentet e spektaklit të bukurisë "Miss Shqipëria", kanë nisur turin e tyre nëpër trevat shqipfolëse. Bukuroshet nga e gjithë Shqipëria e Kosova, kanë udhëtuar në vende turistike dhe kanë realizuar sete fotografike. Për herë të parë ato janë fotografuar me kuaj, në "Akademinë e Hipizmit". Ky është vetëm fillimi i një maratone të gjatë udhëtimesh, që presin të bëjnë vajzat e "Miss Shqipëria", deri në datën 22 qershor ku më e bukura prej tyre do të kurorëzohet në Bylis. Deri tani vajzat kanë shkelur bukuritë e natyrës shqiptare nga veriu në jug, duke vizituar Malësinë e Razmës, Peshkopinë, Elbasanin, jugun e vendit deri tek Liqeni i Prespës. Në Prespë vajzat kanë patur fatin të vizitojnë edhe një kishë 700-vjeçare, e rrethuar nga të katër anët me ujë. Në ditët në vazhdim bukuroshet e "Miss Shqipëria" do të udhëtojnë jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë dhe pritet të vizitojnë fillimisht Kosovën e më pas Maqedoninë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.