Basti i Ak-së

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Kreshnik

Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq e Zi ka nisur vrulltazi fushatën e tij, e ndërkaq edhe kandidatët që ai ka zgjedhur nëpër qarqet e Shqipërisë po bëjnë të njëjtën gjë. Sigurisht që gjatë fushatës elektorale ka edhe debate konstruktive brenda partisë. Teksa një ditë Spahiu diskutonte me të zgjedhurit në qarqe, të cilëve po u linte detyrat e radhës, dikush nga kandidatët shpalli një sfidë për të gjithë: Fieri do të marrë më shumë vota në rang qarku sesa Tirana… Basti vazhdoi të përgojohej edhe më tej nëpër qarqet e tjera, ku siç thuhet, kreut të listës së Tiranës, Kreshnik Spahiu dhe Altin Dautit, i përzgjedhur në qarkun e Fierit, do t’u duhet t’u japin më shumë forca instrumenteve politike në këto 8 ditë të fundit para zgjedhjeve, sepse po sipas fjalëve, kush e fiton bastin do të ketë edhe një shpërblim, të cilin s’kemi mundur ta mësojmë ende…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.