Ë

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

shtë rikthyer me një klip të ri, një këngë ritmike dhe shumë e përshtatshme për të. Enca Haxhia është në përfundim të provimeve të maturës dhe dëshiron që të shpërthejë në muzikë. Akoma nuk ka vendosur se çfarë do të studiojë në të ardhmen, por muzika do të ngelet një nga detyrat e saj kryesore. Enca është e vendosur që të sjellë këngë sa më të mira e klipe kualitative. Në një bisedë për “Bluetooth”, Enca rrëfen të rejat nga jeta e saj...

Zëri apo emocioni që përcjell është më i rëndësishëm për t’i dhënë maksimumin një kënge?

Janë dy nga komponentët më të mirë të një kënge. Një këngë profesionale duhet të këndohet mirë dhe saktë, por nga ana tjetër, shumë i rëndësishëm është dhe shpirti që i jep dhe e transmeton tek njerëzit.

Enca, që të bësh art sot, e ke vënë re që duhet edhe një dorë e mirë parash? Si ia del?

Kjo është e vërtetë, që të bësh diçka të bukur nuk mjafton talenti, duhet të investosh për të nxjerrë një produkt sa më cilësor. Gjithsesi, unë kam mbështetjen e familjes sime, të cilët dua t’i falenderoj shumë.

Si ndihesh Euforike, apo në ankth?

Kur dal në skenë për të kënduar kam vetëbesim. Këtë siguri ma ka dhënë eksperienca që kam me skenën dhe televizionin. Sigurisht që emocionet nuk mungojnë dhe kjo varet e gjitha nga kënga dhe tematika e saj është një marrëdhënie e ndërsjelltë, i japin dhe i marrin njëra-tjetrës.

Dimë që së fundmi ke realizuar një projekt të ri. Na trego diçka më shumë rreth këngës, klipit, bashkëpunëtorëve…?

Projekti im i fundit është një këngë që unë e kam shumë përzemër, e cila shoqërohet edhe me klip. Është këngë e bërë për mua dhe shumë përfaqësuese për Encën. Është tepër ritmike, zhanri pop/ dance/dubstep. Muzika është realizuar nga Zzap dhe Chriss, dy producentë të talentuar nga Kosova, ndërsa klipi nga ‘Max Production’. E them me besim se ka për të qenë një nga hitet e kësaj vere.

Mendon se këngëtare duhet të patjetër sensuale skenë?

Jo domosdoshmërisht, secila këngëtare ka një stil të sajin dhe një mënyrë që paraqitet dhe performon.

Në skenë anoni kur këndon? je më shumë një jetë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.