Ervin Gonxhi: Edhe artistët me klas vdesin për tallava

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ke shprehur gjithmonë besimin tënd për islamin. Na trego pak për projektin tënd që i dedikohet fesë...

Meqë po afrohet edhe muaji i madhërueshëm i Ramazanit, kam menduar të bëj një dhuratë për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane dhe për të gjithë besimtarët. Do të bëj një album me suret e Kur’an-it dhe me ilahi në gjuhën shqipe. Unë nuk adhuroj gjë tjetër veç Allahut në këtë botë. Ku pritet të të shohim pas këtij së afërmi? Kam një tjetër bashkëpunim, me këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore Valbona Mema. Kam dhe një tjetër bashkëpunim, me Dj Armandon, Iljard Shabën dhe Ermal Pepën, që janë pjesëtarë të grupit “Erik”. Pas kësaj kam dhe një projekt shumë të bukur me mikeshën time më të mirë nga artistet femra, që është Ronela Hajati. ju them emra, për t’i lënë surprizë.

Flasim pak për bashkëpunimin tënd me artistët... Si i ke marrëdhëniet me ta? Ke bërë armiq?

Shumë të mira me të gjithë. I dua njerëzit me të cilët punoj. Absolutisht nuk kam armiq. Ndoshta ata mund të më kenë mua, por unë nuk i kam.

Cili është bashkëpunëtori më i ngushtë?

Një nga njerëzit me të cilin kam 15 vjet që punoj është Flori Mumajesi. Është i vetmi njeri që më ka ndenjur afër për gjithçka. Kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri, jemi akoma bashkë dhe do vazhdojmë të punojmë bashkë.

Si ka mundësi? Shumë artistë që e kanë nisur bashkëpunimin me të, e kanë ndërprerë, më pas kanë kërkuar të rikthehen prapë... Puna është që, duhet të dish se si të qëndrosh me njeriun që ke në krah, me të cilin punon apo bën biznes. Nuk duhet ngatërruar shoqëria me punën. Këtë gjë kemi bërë ne, ndaj jemi këtu sot.

A je ndopak xheloz për suksesin e Florit apo të Kledit nëpër kompeticione muzikore?

Absolutisht jo. Jam krenar që i kam shokët më të mirë se vetja.

yt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.