Dafina Zeqiri & Dj Blunt s’e fshehin më dashurinë, sjellin bashkëpunimin e parë

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ajo është këngëtar ja më ‘ in’ e mo mentit, ndërsa ai një prej reperëve më në zë në mbarë shqiptarinë. Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, që prej kohësh përfliten për një histori dashurie, kanë vendosur që përgjigjen për të gjitha pikëpyetjet e ngritura ta japin në bashkëpunimin e parë mes të dyve. “Mos e nal” është kënga që i ka bërë bashkë dy të dashuruarit, të cilët, të ndihmuar edhe nga Real 1, do të sjellin një prej hiteve më të suksesshme të kësaj vere. Xhirimet e videoklipit janë kryer në Tiranë nga “Max Production” dhe “Bluetooth” ishte aty për të sjellë këto imazhe ekskluzive, vetëm për ju. Kënga e re është pjesë e albumit “Blunt për President”, që do të prezantohet më 12 korrik edhe për publikun e Tiranës… Por ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit mes tyre, pasi vjeshta pritet të sjellë surpriza të tjera. Kënga “Veç ty me t’pasë”, e cila do të prezantohet në shtator, do të shënojë bashkëpunimin e dytë mes të treve, Daffyet, Blunt-it dhe Real 1. Nga sa kemi mësuar, Dafina dhe Blunt-i kanë kaluar edhe disa ditë në bregdetin e bukur të jugut. Këto janë të rejat e fundit nga çifti më i ri i showbiz-it, të cilit ne të “Bluetooth” duam t’i urojmë jetë të gjatë e të lumtur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.