Petri Bozo: Pse vendosëm të thyenim heshtjen elektorale

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE - Eraldo Rexho

Petri Bozo, ideatori dhe regjisori i “Miss Shqipëria” rrëfen në këtë intervistë për “Bluetooth” detajet surprizë të këtij edicioni të 15-të. Nga udhëtimi anekënd Shqipërisë, tek juria e të ftuarit specialë në finale. Gjithçka për konkursin më serioz të bukurisë shqiptare, në këtë intervistë të gjatë për faqet e së shtunës...

Çfarë do qipëria”?

“Miss Shqipëria” të renë e ka gjithnjë, sepse vendi ku zhvillohet është gjithnjë një skenë e re, në një vend historik. Çdo vit ndryshon koncepti koreografik, stilimi i veshjeve, prezantuesit dhe sigurisht prezantimi. Ndërkohë që, vetë dita e heshtjes elektorale është një mënyrë e veçantë për të kurorëzuar bukurinë...

Pse zgjodhët 22 qershorin për të mbajtur finalen e spektaklit?

“Miss Shqipëria” është zhvilluar

ketë

re

këtë

vit

“Miss

Sh-

gjithnjë në këtë

peri- udhë. Më duket se zgjedhjet dhe politika nuk e ka marrë kurrë parasysh këtë, kështu që ne nuk e ndërruam datën. Edhe mund ta bënim “Miss”-in më vonë, por ne duhet të përgatitemi për projektin e radhës, që është në shtator... Planifikimi ynë qëlloi të ishte në ditën e heshtjes elektorale. Ia them shpesh vetes batutën “Kohë të keqe ke zgjedhur për dasmë o Safa Ymeri”, por mendoj se bukuria është mbi politikën, mbi “luftën” elektorale...

A kanë kërkuar politikanët ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për të bërë fushatë edhe në ditën e heshtjes zgjedhore?

Në spektaklet e mia, siç duhet ta mbani mend, politikanët nuk kanë qenë kurrë prezentë, me përjashtime të rralla, të atyre miqve që nuk ndajnë politikën në tryeza miqsh... Por nuk mendoj se do të kenë kohë të vijnë, se edhe ata duan të pushojnë. Në fund të fundit, ndaj është heshtja elektorale...

Që prej fillimit të saj, “Miss Shqipëria” nuk ka mbështetjen e asnjë institucioni shtetëror, pavarësisht se qeveritë janë ndryshuar. Pse vazhdoni ta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.