Ami: Shtatzënia, përjetim unik

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Prezantuesja

e suksesshme Amarda Toska, e shpejti pritet të bëhet nënë, është shfaqur rrezëllitëse në pritjen e organizuar për 2-vjetorin e revistës “Harmony”. Ami dukej e lumtur dhe më në formë se kurrë. Lumturinë e kësaj pritjeje të ëmbël ajo e ndau edhe me ne të “Bluetooth”, duke na thënë: “Është përjetim unik, që e kuptojnë vetëm ato femra që e kalojnë përmes trupit të tyre; me fjalë, zor se shpjegohet”. Ajo është shkëputur për momentin nga puna e saj në televizion dhe po i përkushtohet vetëm biznesit e kryesisht shtatzënisë së saj. Ndërkaq, bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi ka udhëtuar këto kohë nëpër Shqipëri i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike, por siç Ami pohoi, largësia në distancë i ka afruar më shumë zemrat e tyre.

cila

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.