METI: Pyesni Joanën për puthjen tonë

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ai mbahet mend si djalë i bukur dhe i qetë. Meti i “Big Brother 5”, pas eksperiencës së tij në reality show, i është rikthyer jetës dhe punës së tij në Prishtinë. Ka vendosur të qëndrojë larg faqeve të shtypit rozë, duke mos dashur të komentohet për jetën e tij private. Thotë se nuk ka nevojë për këtë pjesë, pasi është përqendruar totalisht në punën e tij. Meti menaxhon një prej clube-ve më në zë të Prishtinës. Së fundmi ai është diskutuar për një lidhje të mundshme me Joanën e “Big Brother 6”. Të vërtetën e këtij lajmi, që çuditi jo pak, ai e zbulon në këtë intervistë.

Meti, a është e vërtetë që je lidhur me Joanën?

Ne po frekuentohemi me njëri-tjetrin dhe po njihemi gjithmonë e më shumë.

Domethënë nuk jeni lidhur ende?

(qesh) Do të thotë që jemi duke u njohur dhe e pëlqejmë njëri-tjetrin. Pastaj unë nuk do të doja të jepja intervistë ku të flisja për Joanën, sepse do të duket sikur kërkoj vëmendje, dhe të them të drejtën nuk kam nevojë për një gjë të tillë. Unë kam një punë timen, dhe jam i suksesshëm në punën që bëj. Nuk do të doja të diskutohesha për gjëra të tilla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.