ARLINDA DUDAJT i shpohet goma, djemtë VIP futen në punë

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Jemi të bindur që asn jëherë deri më tani nuk ju ka ndodhur t’i shihni regjisorin Gent Bejko dhe administratorin e “Geraldina Sposa”, Armand Peza në këto kushte... Dhe po të mos kishte qenë për botue- sen e njohur Arlinda Dudaj, nuk do t’ju ishte dhënë kurrë kjo mundësi. E themi këtë, pasi ishte Arlinda ajo që u bë sebep që djemtë t’i përvishen punës e të përpiqen me çdo kusht të zëvendësojnë gomën e shpuar të makinës së saj. Në fakt, po ta analizosh hollë-hollë, fajin për këtë e ka regjisori Petri Bozo, i cili zgjedh destinacione shumë të largëta për të organizuar aktivitetet e tij, aty ku është e vështirë edhe lëvizja për kafshët e jo më për makinat... Siç e kuptuat pra, fotot që sjellim sot janë shkrepur në Bylis, në mbarim të spektaklit “Miss Shqipëria”, ndërsa juria, e përbërë nga emra të tillë si: Arlinda Dudaj, Armand Peza, Genti Bejko, Rezarta Delisula, Arian Sukniqi etj., kishte marrë rrugën për në hotelin ku do të mbahej ‘after party’... Duke u rikthyer tek goma e Arlindës, djemve VIP u erdhën shumë shpejt në ndihmë edhe pjesëtarë të produksionit, me ndihmën e të cilëve, pas një ore përpjekje ia dolën të ndryshonin gomën e të niseshin të gjithë bashkë për në festë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.