Nora Istrefi: Puna po më lë pa martuar

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE - Eraldo Rexho

Nora Istrefi, këngëtarja e suksesshme nga Koso va rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte... Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj... Rrëfimi i një bukurosheje seksi.

s’ka

si

sh- këngën me familjarët tanë dhe atyre u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në fakt është një këngë që iu pëlqen të gjitha moshave, është shumë verore dhe të përçon ndjesi pozitive...

Si ka qenë bashkëpunimi me Genën?

Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë s’ma ka bërë fare të vështirë bashkëpunimin.

Je e kënaqur me suksesin e këngës tani që është publikuar?

Jam shumë e kënaqur. Njerëzit e kërcejnë në klube, e dëgjojnë në shtëpi e në makinë, dhe ky është një matës shumë i mirë për suksesin e këngës, sikundër janë edhe klikimet në internet, të cilat kanë kapur shifra shumë të larta.

Edhe për këtë këngë thanë që është e vjedhur... Pse mendon se të akuzojnë kaq shumë?

Nuk e di se ç’kanë me mua, por s’është e vërtetë që kënga është e vjedhur. Muzika, orkestrimi dhe teksti janë të shkruara nga producenti dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Sa për pjesën që është keqinterpretuar si e vjedhur, është një ‘sample’, kështu quhet në gjuhën e muzikës, të cilën e kemi paguar, d.m.th. kemi blerë të drejtat për ta përdorur.

Çfarë kompromisi do pranoje të bëje për të qenë këngëtarja më ‘in’ e momentit?

Jam në top 5-shen e këngëtareve më ‘in’ të momentit... Për të qenë ndër më të mirat, s’më është dashur të bëj kurrfarë kompromisi, suksesi vjen vetëm nga puna.

Flasim pak për jetën private; si shkon marrëdhënia me Robertin?

Shumë mirë, kojë ndryshe.

Pse po e shtyni kaq shumë dasmën?

Mbingarkesa në punë dhe disa çështje personale kanë bërë që ta kalojmë në plan të dytë martesën. E mendon veten nënë? Nuk e mendoj për momentin. Ka kohë kjo punë.

Do bësh pushime vit?

Puna dhe koncertet janë prioritet, por do përpiqemi të gjejmë kohë edhe për disa ditë

këtë mes këtyre dysheve... Adelina apo Bleona? Dafina apo Elvana? Ti apo Tuna?

Do zgjedh katër emra: Dafina, Elvana, Nora dhe Tuna...

“Nuk e di se ç’kanë me mua. S’është e vërtetë që kam vjedhur”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.