Një çift yjesh si Xhesika dhe Evaldi

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ata

kanë lindur për të qenë bashkë... Ajo “Miss Universe Albania”, ndërsa ai një ndër pretendentët kryesorë për titullin e “Mister Albania”. Xhesika Berberi dhe Evald Balla, janë padiskutim një ndër çiftet më të bukura të showbiz-it, edhe pse jo të përfshirë shumë në të. Bukuroshja shqiptare, e cila pritet që shumë shpejt të niset drejt Amerikës për të nënshkruar një kontratë të rëndësishme, jeton tashmë prej disa vitesh një histori të bukur dashurie me djaloshin në fjalë. Fotot që sjellim sot janë shkrepur gjatë një fundjave të kaluar në plazh mes dy të dashuruarve, ndërkohë që gjatë javës që lamë pas Xhesika ka festuar 22-vjetorin përkrah të dashurit dhe miqve më të afërt. “Bluetooth” i uron asaj jetë të gjatë e të lumtur përkrah Evaldit dhe të dashurve të zemrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.