Flori: Të gjithë flasin, por kur kthehem heshtin

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Këngëtari

dhe producenti shqiptar, Flori Mumajesi, duket se ka hesape të pasqaruara me shumë njerëz në jetën e tij profesionale, pasi i ka thumbuar ata në rrjetin social “Twitter” me një status. Flori, i cili njihet për hitin sensacional “Pa Jetë”, me të cilin fitoi edhe “Videofestin 2013”, ka shfrytëzuar rrjetin social për t’iu drejtuar rivalëve të tij. “Për mua nuk ka rëndësi ajo që flasin njerëzit pas shpine. Rëndësi ka që kur unë kthehem, ata heshtin”, ka theksuar Flori. Momentalisht Flori po shijon sukseset e këngëve të tij “Pa Jetë” dhe “Jo vetëm fjalë”. Ai po ashtu drejton suksesshëm produksionin “ThreeDots”, përgjegjës për shumë hite të kohës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.