Historia e 12-vjeçarit që i parashikoi fitoren Ramës

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Fotoja

e radhës e publikuar në faqen e Edi Ramës në “Facebook” është kjo, ku Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë shfaqet në krah të një djali 12vjeçar, historinë e të cilit Rama e ka treguar vetë… “Të hënën, 17 qershor 2013, u nis nga Athina autobusi i parë me emigrantë për Rilindjen. I pari që u ngjit ishte Mario Papa, 12-vjeçar. Mario flet jo vetëm shqip, greqisht, anglisht, po edhe gjuhën e shenjave, sepse ndihmon komunikimin me të tjerët të prindërve të tij Miranda e Jani, që të dy shurdhmemecë. Mario u bë më pas i famshëm, se gjatë gjithë rrugës u thoshte të tjerëve: Fitorja do jetë spektakolare dhe në Tiranë do fitojmë 18 ose 19 deputetë! Ai ishte ulur pranë së ëmës në sediljet me numër 18 dhe 19”, shkroi kreu i socialistëve në “Facebook”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.