Çani feston 10-vjetorin, ‘boom’ të ftuarish në finale

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Eli

Fara, Afërdita Dreshaj, Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Kaos, Andy Gramm, Evi Reçi... Janë këto vetëm disa nga emrat e artistëve që u shfaqën mbrëmë në finalen e këtij sezoni të “Zonë e Lirë”. Autori i këtij programi hit, Arian Çani, kishte menduar në detaje gjithçka që festa të mos dështonte. Emrat më të mirë të muzikës kishin zgjedhur këtë program për të prezantuar krijimet e tyre më të reja muzikore, ndërkohë që nga ana tjetër, për të nderuar mikpritësin po këta artistë performuan mbi skenën e ndërtuar enkas për këtë rast disa nga hitet e tyre më të njohura... Ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë mbrëmje ishte prodhimtaria e lartë e studios “Threedots”, plot 5 videoklipe, si dhe rikthimi i Flori Mumajesit në studion e “Zonë e Lirë”, i cili kishte bërë një farë “divorci” me këtë emision... Këngët e prezantuara mbrëmë nga “Threedots” janë këto që do t’ju listojmë më poshtë: Erik & Band ft Fatal - Vetëm kaq, Evi Reçi - Si limonadë, Fuga ft Dj.Andy Gramm -0 Lek, Elvana Gjata, Kaos, P.I.N.T, Flori - Fake Remix, Flori ft Kaos - Lule Lule. Nuk munguan në këtë mbrëmje as dhuratat e ofruara nga programi për ata që u përgjigjeshin saktë ‘quize’-eve si televizorë dhe një videoklip falas ofruar nga “Max Production”. Arian Çani e mbajti fjalën e dhënë para një viti se do ta bindte kryeministrin Sali Berisha të shkonte në studion e tij. Ky sezon ka qenë një sukses për nga përzgjedhja e të ftuarve, të cilët kanë qenë totalisht ekskluzivë, kujtojmë këtu rrëfimin e parë të Rudina Magjistarit për dashurinë apo atë të Liljana Kondakçiut pas daljes nga

burgu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.