Rita Ora prezanton të dashurin DJ

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ditën

e djeshme këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, prezantoi të dashurin e saj nëpërmjet një fotoje në rrjetin social “Twitter”. Ai quhet Calvin Harris dhe punon si deejay. Për këtë lidhje të re këngëtarja ka folur së fundmi edhe në revistën birtanike ‘GQ’, ku ajo ishte në kopertinën e korrikut. Sipas Ritës, ende nuk bëhet fjalë për një lidhje të mirëfilltë, pasi ajo është “rrugës” duke rënë në dashuri. Edhe pse 22-vjeçarja bionde thotë se lidhja e saj me DJ-n është ende herët për të qenë dashuri, ajo pranon se ka ndjenja për të dhe se ato po bëhen më të fuqishme çdo ditë. “Është herët. Nuk jam e dashuruar, por përfundimisht jam duke rënë”, ka thënë Rita për ‘GQ’.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.