Mirsa konfirmon se është shtatzënë

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Këngëtarja

Mirsa Kërçeli ka konfirmuar se pas disa muajsh ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi që u publikua për herë të parë në “Bluetooth” është pranuar edhe nga vetë këngëtarja. Ajo u ka premtuar fansave se do t’ua tregojë edhe gjininë e foshnjës sapo ta mësojë atë. “Ka disa ditë që portalet po merren me çështjen time private, mirëpo deri më tani askush nuk e ka mësuar të vërtetën, sepse nuk e kam parë të arsyeshme të flas hapur”. “Por tani për herë të parë po flas për gazetën ‘Zëri’ se jam shtatzënë dhe se shëndeti im vazhdon të jetë shumë i mirë, kështu që brenda disa muajsh do të bëhem nënë”, ka zbuluar Mirsa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.