“Baba Stars” nuk e ndjejnë krizën

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Baba Stars’ të cilët tashmë ka kohë që e kanë marrë epitetin ‘Më të mëdhenjtë në vend’ e dëshmojnë këtë edhe përmes datave të koncerteve. Në kohën kur kriza po përmendet gjithandej, si duket ‘Baba Stars’ nuk po e ndjejnë një gjë të tillë. Ata përmes rrjetit social kanë bërë të ditur vendet ku do të ndodhen njëzet ditët e ardhshme. Janë këto ditë të njëpasnjëshme që nuk u lënë Getit e Agonit asnjë natë të lirë, duke qenë të pranishëm në Tiranë, Lushnjë, Kërçovë, Gjilan, Prishtinë, Ulqin, Velipojë, Viti, Ferizaj e kudo tjetër ku ka shqiptarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.