Berisha, këngëtarëve të fushatës: Faleminderit për mbështetjen!

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Kryeministri

i vendit Sali Berisha ka pritur në fillim të kësaj jave, këngëtarët dhe organizatorët e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Soni Malaj, Renis Gjoka, Ermal Mamaqi, Vedat Ademi, Klodiana Shala etj, kanë vizituar Kryeministrinë ku janë pritur nga Berisha. Ata janë ulur në një tavolinë të rrumbullakët për të biseduar me kryeministrin, i cili nga burime jozyrtare mësohet t’i ketë falenderuar artistët për mbështetjen gjatë fushatës. Me diçiturën “Më të mirët! Gati për fitoren më të afërt!”, kryeministri i ka postuar fotot e këtij takimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.