Festojmë dhe ne me Amerikën…

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Me rastin e 4 korrikut, festës së Pavarësisë së Amerikës, Ambasadori Aleksandër Arvizu mblodhi në oborrin e “Galerisë së Arteve” në qendër kryeqytetit, figurat më të rëndësishme të jetës publike shqiptare. Emrat të njohur shqiptar u mblodhën në nder të ambasadorit amerikan në Tiranë, edhe për t’u përshëndetur me të, pasi Arvizu është në fund të mandatit të tij dhe në vjeshtë do të largohet. Nga fusha politike në festë ishin të pranishëm figurat më të zë të politikës së vendit, por ra në sy mungesa e kryeministrit Sali Berisha, i cili me siguri do të ketë pasur ftesë, por e ka refuzuar atë. Po ashtu të ftuar ishin edhe artistë, gazetarë etj. Disa prej këngëtarëve si Vikena Kamenica apo Rosela Gjylbegu edhe kënduan. Kjo e fundit këndoi për të pranishmit dy himnet kombëtare të Shqipërisë dhe të Amerikës.

Rosela Gjylbegu, duke kënduar himnin shqiptar dhe atë amerikan Vikena Kamenica duke kënduar Ambasadori Arvizu me Julian Dedën dhe Genti Bejkon Sonila Meço, Denata Toçe dhe Floriana Garo Ambasadori duke u përfaquar me Aurela Gaçen

Ambasadori me Presidentin

dhe Zonjën e Parë

Ambasadori me Edi dhe Linda Ramën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.