Bode dhe Takaj festojnë me bostan

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Ministri

i Financave, Ridvan Bode, tani ka më shumë kohë të lirë. Përveç se e ka ndjekur ekipin e Skënderbeut në stadium, tani e ndjek edhe në stërvitje. Kjo edhe për t’u dhënë zemër futbollistëve korçarë për ndeshjen europiane që ata kanë në Champions League. Ministri Bode ka qenë i shoqëruar nga presidenti aktual i klubit të Skënderbeut, Artan Takaj, njëkohësisht edhe pronari i resortit “Tropikal”, aty ku po kryhej stërvitja e parafundit e ekipit kampion, pasi Skënderbeu do të niset të hënën drejt Azerbajxhanit. Edhe pse të gjendur në një resort që ka edhe restorante të mira, të dy zotërinjtë kanë preferuar të ndjekin stërvitjen e fituesve teksa hanë bostan e pinë ujë të freskët. Presidenti i kampionëve e ka shoqëruar bisedën duke shijuar njëherësh edhe një puro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.