Poni rikthehet fuqishëm, në treg 3 videoklipe dhe 1 album

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Poni së shpejti do të vijë me dy këngë dhe videoklipe verore, njëra me titull “Xhan Xhan”, ndërsa tjetra “Dale, dale”. Të dyja klipet janë punuar nga produksioni shqiptar “Pro Video”, dhe spotet promovuese të të cilave tashmë janë publikuar. Këngëtarja nuk do të përfundojë me kaq, pasi ka në plan që së shpejti të publikojë edhe albumin me këngë të reja dhe sërish një videoklip tjetër, të tretin për këtë vit. Poni, emri i së cilës është Shqiponja Karafili, ka gati dy vite që është bërë nënë, ndërsa pas lindjes së djalit i është kthyer me sukses skenës muzikore, duke paralajmëruar një rikthim edhe më të fuqishëm këtë vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.