PUSHIMET

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Çifti

i artistëve, pasi kanë kaluar një vit të mbush ur me punë e angazhime veçmas, janë bashkuar për pushime. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vendosën të “llastojnë” veten duke zgjedhur të pushojnë në një prej plazheve më të kushtueshme të botës, në Ishujt Maldive. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Miriami shprehet se: “Ky udhëtim ishte një ëndërr e madhe, që po e bëj realitet”. Ndërkohë që fluturimin në Ishujt Maldive, ajo shprehet se e përjetoi si një fëmijë i lumtur. Në fakt, janë shumë të rrallë artistët shqiptarë që mund të kenë mundësinë për të shijuar pushimet në Ishujt Maldive, që ndodhen në Oqeanin Indian në Jug të Indisë, ndërkohë VIP-a të huaj shkojnë shpesh. Çifti i famshëm e kanë ndarë kënaqësinë e pushimeve, edhe me fansat e tyre në “Facebook” duke postuar foto dhe statuse që tregojnë se si ata po argëtohen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.