PROPOZIMI

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Gjatë

pushimeve, i dashuri i saj prej gjashtë vitesh, Alban Skënderaj i propozoi Miriam Canit për martesë. Këtë ne e mësuam nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, ku në profilin e saj këngëtarja postoi një foto me një unazë diamanti në gisht dhe me një diçiturë ku sqaronte se Albani i ka bërë propozimin e jetës. “Surpriza më e MADHE në jetë më erdhi dje gjatë eksperiencës së parë të zhytjes mes bukurive të oqeanit Indian. Dua ta ndaj dhe me të gjithë ju miqtë e mi. Albani me instruktorët kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më PROPOZOI PER MARTESE. Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë NATYRISHT i ktheva vetëm një POOOOOO”, shkruante Miriam Cani në ‘Facebook’.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.