AMI & ERMALI NE PRITJE TE TRASHEGIMTARIT

“Rikthimi në ekran?! Çdo gjë ka kohën e vet”

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE - Nga Eraldo Rexho

Në dallim nga të gjitha intervistat e deritan ishme, ajo sot nuk do të flasë për karrierën në televizion, e as për biznesin e nuseve... Përkundrazi, do të vijë më bukur. Plot emocione, përjetime e buzëqeshje. Ka një botë të re për të dhuruar, më të bukurën e çdo femre. Është momenti kur femra ngjiz një univers të ri, një botë të dlirë, atë ku nuk ka gabime, as dhunë, as urrejtje... Është e qara më e bukur që dëgjojmë në këtë jetë... Ajo e qarë që na bën të buzëqeshim, të dashurojmë më fort. Është zëri që rritet brenda çdo femre, e që e bën atë të jetë në të njëjtin panteon me hyjneshat e bukura të Olimpit të lashtë. Ami pret të bëhet nënë! Po si ndihet ajo, dyzimi që ka për zgjedhjen e emrit të djalit, përgatitjet dhe gjithçka tjetër rreth të voglit, zbulohet përmes këtij rrëfimi të veçantë...

Ami, në pritje të statusit të ri jetësor duket sikur je tërhequr pak nga jeta sociale... Pse kjo zgjedhje dhe cilat janë përjetimet që po të shoqërojnë?

Është një përjetim unik, që e kuptojnë vetëm ato femra që e kalojnë përmes trupit të tyre, me fjalë zor se shpjegohet. Kjo periudhë është siç e kisha planifikuar dhe dëshiruar: dedikuar plotësisht ndaj dëshirave, tekave të mendjes dhe trupit tim. Pa bërë bujë për këtë që po më ndodh, pa hedhur foto në rrjetet sociale, e të tjera si këto, sepse e konsideroj tepër personale. Kam vendet e mia, të cilat i frekuentoj më së tepërmi këtë periudhë. Pastaj shkëputja e përkohshme është diçka e mirë për çdo artist. Madje shumë festa apo ftesa të ndryshme edhe i kam shmangur.

Si ka ndryshuar dita jote, gardëroba, stili i të jetuarit, ushqyerit?

Dita është më e qetë tani, duke pasur gjithmonë përparësi regjimin. Por, megjithatë vazhdoj të shkoj në agjenci, sepse jemi në mes të sezonit të dasmave. Nga stili i të jetuarit, e kam privuar veten vetëm nga ndonjë aven- turë në lidhje me udhëtimet e gjata apo ‘flash’, të paplanifikuara mirë (që ne bëjmë gjithmonë). Gardëroba është kthyer në një stil tërësisht komod, me veshje të gjata, të gjera e me shumë ngjyra normalisht. Mendoj që moda e këtij sezoni është në favorin e mamave në pritje (buzëqesh). Ke neps? Neps nuk pata ndonjëherë gjatë gjithë periudhës deri tani. Përveçse e lashë veten të lirë për të shijuar çdo gjë para se të hyj në grevë urie në tetor (qesh).

Kishit preferenca për gjininë e fëmijës? U gëzua Ermali që ishte djalë?

Edhe sikur të kishim preferenca për gjininë e fëmijës, tani nuk ka më asnjë kuptim dhe rëndësi. Jemi të lumtur për trashëgimtarin e mbiemrit (qesh).

A keni filluar të mendoni për emrin, për arredimin e dhomës?

Për arredimin e dhomës kemi menduar dhe tashmë jemi në fazën e projektimit dhe porosive. Është tepër argëtuese kjo pjesë. Ndërsa për emrin kemi disa ide, por akoma nuk e kemi vendosur përfundimisht. Mendoj që do mbetet gjëja e fundit, kur ndjesitë të bëhen edhe më të forta.

Sa i përkushtuar Ermali ndaj teje kohë?

Përveç impenjimeve të punës dhe ngarkesës këto kohë, pjesa tjetër e Ermalit sigurisht që është me “ne të dy” (qesh).

Keni planifikuar ime?

Pushime të gjata nuk ka këtë vit, kjo gjë dihet, sepse kemi dhe punën dhe bebin tani. Por mendojmë për një shkëputje të shkurtër disaditore në Mal të Zi. është këto

push-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.