Flori & Elvana ‘djegin’ Tiranën

Gazeta Shqiptare - Bluetooth - - SPECIALE -

Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata kanë ‘dje gur’ Tiranën. Shumë selektivë në përzgjedhjen e vendeve ku këndojnë, ata këtë herë vendosën të kënaqin fansat e kryeqytetit, që janë vërtet të shumtë. Ashtu siç pritej, dyshja Flori - Elvana realizuan një performancë të rrallë, duke bërë që publiku i pranishëm në ‘Lollipop Summer’ të kalonte në ekstazë. Show filloi me performancën e grupit kosovar “Kaos”, me të cilët Elvana dhe Flori kanë bashkëpunuar së fundmi. Djemtë ia dolën të çonin pluhur me këngët e tyre, duke e çuar publikun të kërcejë. Më pas skenën e zaptoi Elvana, e veshur me të bardha, një veshje që ia ekspozonte format e trupit dhe që e bënte të dukej shumë seksi. Këngëtarja e suksesshme kishte zgjedhur hitin “Kudo që jam” si performancë të parë, për të treguar se, edhe pse në kryeqytet ku këndon rrallë, ajo ishte e sigurt në suksesin që do të merrte e që në fakt e mori. Një vullkan i vërtetë, Elvana Gjata, nën shoqërinë e instrumentistëve dhe DJ Andy Gramm, ia doli të ngrinte peshë publikun e pranishëm me performancën ‘live’. Pas Elvanës, publiku priti me ovacione dhe shumë duartrokitje Flori Mumajesin, i cili tashmë është ndër emrat më të dashur e më të kërkuar të muzikës shqiptare. Kantautori fantastik, që nuk njeh dështim, tregoi gjatë së enjtes edhe vlera shumë të mira vokale. Mbrëmja e organizuar nga “Eagle Mobile” dhe “Albtelecom” u mbyll nga performanca e përbashkët e Elvanës dhe Florit në këngën “Xhamadani vija-vija”, që e ndezi publikun akoma më shumë. Edhe pse hyrja për të parë Elvanën dhe Florin kërkonte një pagesë ‘të shtrenjtë’ krahasuar me koncertet e tjera të organizuara në Tiranë, ambientet e “Lollipop Summer” në Tiranë nuk ishin mbushur kurrë asnjëherë aq sa natën e së enjtes

Opinions

Comments

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.