Vito Kapo: Zogu më dha bursë për në shkollën shtetërore në Tiranë

Historia e jetës së zonjës së fuqishme të Shqipërisë komuniste: Në moshën 10- vjeçare erdha në konvikt që nga Zagoria Vajzat e kundërshtarëve në institut, Zogu i ftonte në pallat

Gazeta Shqiptare - - FRONTESPIS -

drejtimin e gjyshit tim, Petros, ishte për Zagorinë, Përmetin dhe Lunxhërinë. Në atë shkollë ka vazhduar edhe vetë Çajupi. Lëndët zhvilloheshin në katër gjuhë si shqip, latinisht, greqisht dhe frëngjisht. Por gjej momentin t'ju përmend se im gjysh ka qenë edhe pjesëtar i delegacionit shqiptar në ceremoninë e 150- vjetorin e Kolombit në Itali dhe ka qenë i vetmi anëtar që ka nënshkruar shqip. Daja i tij, Dhiojen Harito ka qenë shok i Ismail Qemal Beut.

Babai im, siç të thashë, quhej Stathi Kondi. Ai mbaroi studimet për farmaci e mjekësi. Nga natyra dhe bindjet politike ka qenë demokrat Nolist. Një pjesë të madhe të jetës së vet ai e ka kaluar në Amerikë, ku ka qenë emigrant ekonomik shumë i hershëm, pasi aty kishte shkuar si emigrant ekonomik që në adoleshencë. Kjo ka ndodhur për faktin se atij i kishte vdekur babai i vet shumë shpejt dhe duhej të mbante familjen. Dhe kur u kthye? Ai është kthyer nga Amerika si vullnetar për të marrë pjesë në luftën e Vlorës së 1920- ës. Erdhi si doktor vullnetar dhe shkoi menjëherë në luftë. Për këtë gjest shumë patriotik të kohës, që la Amerikën për t'u bërë pjesëtar shumë aktiv i asaj lufte, është dekoruar edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Pse erdhën mbështetës dhe nga Amerika për luftën e famshme?

Jo vetëm nga Amerika, por kudo në botë ku kishte shqiptarë, dolën vullnetarë për t'iu përgjigjur thirrjes së Komitetit të Luftës, i krijuar në Kaninë të Vlorës, për të marrë armët çdo shqiptar dhe për t'i dalë zot vatanit. Në këtë mënyrë edhe në Amerikë u mblodhën shqiptarët që ishin me banim dhe punësim aty dhe bënë thirrje për vullnetarët e tyre. Pikërisht me këta vullnetarë ishte dhe babai im, Stathi Kondi. Pra, në këtë mënyrë ai u kthye në Shqipëri.

Dhe ndenji përfundimisht këtu?

Pas kësaj, si mbaroi dhe lufta e madhe, ai si patriot që ishte, qëndroi këtu në Shqipëri. Por tani ishte në moshë madhore, ndërkohë që në kurbet kishte ikur kur ishte akoma fëmijë.

Vëllai i tij, më keni treguar se ishte vendosur në Tiranë?

E veçanta është se Vëllai i tij, i quajtur Sotir Kondi, ka qenë me Konicën ndërkohë që babai, im siç ta shpjegova dhe më lartë, ka qenë Nolist. Sotir Kondi më mbrapa u vendos në Tiranë.

Edhe Sotiri, ashtu si i vëllai i tij, kishte qenë në Amerikë?

Po, po edhe ai kishte ikur shumë i vogël. Jua përsërita dhe po jua rikujtoj se kur u kishte vdekur babai, im atë ngeli shtylla e shtëpisë, siç dhe ju tregova, kështu që kur iku në Amerikë, mori me vete edhe të vëllanë Sotirin, i cili ishte vetëm një çilimi. Pra, fare i vogël. Babi im e rriti.

Pas luftës së Vlorës, thatë se nuk u largua më në Amerikë?

Jo, ndenji këtu. Vendosi të ndërtojë familjen këtu. Atëherë u martua me nënën time. Pikërisht në këtë kohë pothuaj u mënjanua fare nga politika.

Si quhej nëna juaj dhe nga ishte?

Kriso, i flisnin. Quhej Krisanthi. Ishte nga Nivani. Ajo, ç'është e vërteta ishte shumë më e re se im atë. Ishte një grua e thjeshtë dhe me shumë kulturë. Vinte nga një familje e njohur e Nivanit. Nga çfarë fisi ishte? Ishte bijë e fisit Çalaj. Pra siç shikoni, babai kur erdhi, jo që nuk shkoi më në Amerikë, por nuk shkoi as në qytet. Ai shkoi të ndërtonte familjen tamam në fshatin e lindjes. Pikërisht aty e mori dhe nusen, pra nënën time.

Sa fëmijë ishit në shtëpi, pra sa vëllezër e motra ke pasur?

Ne ishim katër fëmijë. Isha unë, Pirroja, Alqi dhe Tana. Tre prej nesh kemi qenë jo vetëm pjesëmarrës në luftë, por kemi qenë madje në organet drejtuese të saj.

Bashkë ishit në formacionet partizane, apo në veprimtarinë tuaj?

Jo, jo. Duhet të kuptoni se ne nuk ishim të tre bashkë që të mbanim njëri- tjetrin, por të tre kemi qenë të pavarur, me kontribute personale. Kështu, njëri ishte në Tiranë, tjetri në Gjirokastër dhe tjetri ishte në Tiranë, Berat e Elbasan. E kështu kemi vazhduar deri në çlirimin e plotë të vendit. Pra, dua të them që kemi qenë gjithkush me kontribute të ndryshme.

Po në drejtim të arsimimit zonja Vito, sa keni synuar ?

Familja ime ka qenë me prejardhje intelektuale. Ju thash që im atë ka qenë doktor. Ai që në fillim, shumë para se të fillonte lufta, e kishte synim kryesor arsimimin e fëmijëve. Pra, të na arsimonte të gjithëve me çdo mundësi të kishte.

Por krahas kësaj ai kishte edhe një mendim të studiuar, të

Vito Kapo ( në rreth) me grupin e klasës në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë

Vito Kapo me shoqen e ngushtë të Institutit Femëror, Nexhmije Hoxhën në vitet e para pas çlirimit

Vito Kapo duke rrëfyer për Gazetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.