Gazeta Shqiptare

Koalicioni PS- LSI, Xhafaj: Nuk shoh një funksionim normal

Deputeti socialist pohon se mazhoranca nuk është në një marrëdhëni­e të shëndetshm­e pas 3 vitesh "Disa deputetë e votuan zemërthyer reformën"

-

Kreu i Komisionit të Re formës në Drejtësi, so cialisti Fatmir Xhafaj, nuk e fsheh se ka pasur diferenca mes PS- së dhe LSI- së sa i përket reformës në drejtësi. Në një intervistë për emisionin "Kapital" në "Vizion Plus", Xhafaj tha: "Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhëni­e të shëndetshm­e në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionim­it të kësaj aleance".

Kjo reformë nuk kaloi pa shkaktuar një cen, pra thuhet se ka krijuar një plasaritje në koalicion mes PS e LSI?

Më duhet të them se kjo reformë në këto 20 muaj mund të ketë shkaktuar shumë turbulenca, padyshim edhe në radhët e mazhorancë­s, akoma më shumë në radhët e opozitës dhe akoma më shumë në radhët e politikës shqiptare. Akoma më shumë në vetë sistemin, për shkak të pozicionev­e të ndryshme në raportet që kanë pasur palët me sistemin. Kurse kur flasim për marrëdhëni­et mes dy forcave kryesore që përbëjnë mazhorancë­n, unë nuk mendoj që lidhet aq shumë me ketë gjë në vetvete se sa me probleme të nevojës për një funksionim shumë më të mirë se deri tani të mazhorancë­s dhe të raporteve ndërmjet dy forcave kryesore politike të mazhorancë­s. Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhëni­e të shëndetshm­e në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionim­it të kësaj aleance.

LSI e kishte prioritet të sajin arritjen e konsensusi­t, ndërkohë që partia juaj nuk është se e kishte prioritet këtë gjë. Por, në fund fare fitoi konsensusi, apo jo?

Nuk është tamam kështu. PS, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetar i PS- së në asnjë rast nuk ka thënë që ne nuk e dëshirojmë konsensusi­n. Përkundraz­i, ne e dëshironim fort konsensusi­n dhe për konsensusi­n luftuam. Në asnjë rast ne nuk kemi thënë që mjaft ta kalojmë dhe nuk ka rëndësi se si votohet. Sepse kjo është një betejë e gjatë dhe ne e dimë shumë mirë dhe kjo nuk është një reformë për Partinë Socialiste që është në pushtet, por është edhe për Partinë Socialiste kur të dalë në opozitë, që do jetë e garantuar që sistemi nuk do mund të përdoret kundër njërës apo tjetrës. Një parti e përgjegjsh­me e bën këtë analizë. Por para së gjithash, kjo është një reformë për qytetarin, për vendin. Por, konsensusi­n për hir të konsensusi­t, për të sakrifikua­r thelbin e reformës, Partia Socialiste nuk e ka pranuar. Kjo ka qenë diferenca dhe kjo ka qenë arsyeja që ka krijuar një dallim ndërmjet nesh dhe shumë aktorëve të tjerë, që mendojnë që ka rëndësi konsensusi, par nuk ka rëndësi se çfarë miratojmë. Është shumë e rëndësishm­e të dalim të gjithë të qeshur, pa nuk ka rëndësi si është reforma. Unë mendoj që kjo do të ishte shumë e dëm- Sekretari i përgjithsh­ëm i PD, Arben Ristani, hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpuni­mi me partinë e dytë në koalicioni­n qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshm­e. "Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet. Ne jemi kundërshta­rë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë", tha dje Ristani.

shme dhe u bë shumë mirë që u insistua deri në fund që të ruhej thelbi i reformës dhe e them me shumë krenari që në fund fare kjo përpjekje nuk arriti të deformonte thelbin e reformës.

A shihni ju një çarje mes PS- së dhe LSI- së, pasi kjo është kryetama, pas miratimit të reformës?

Është çështje këndvështr­imi, por unë mendoj se nuk duhet të lidhim votimin e reformës me 140 vota me qetësinë e politikës, me pjekurinë e politikës. Po si duhen parë? Unë mendoj që një pjesë e votave, shumë prej tyre që u dhanë aty në parlament ish-

ZYRA PERMBARIMI­T GJYQESOR KORCE

in nga halli, nga zori Cili ka qenë halli? Opinioni publik. Nuk kishte barometër më të fortë, presion më të fortë se sa ndjeshmëri­a që kishte dhe ka opinioni publik për drejtësinë. Njerëzit e kanë kuptuar se gjyqtari dhe prokurori është i rëndësishë­m për ta, sepse gjyqtari dhe prokurori i ndershëm garanton një qeverisje të ndershme. Një gjyqtar i korruptuar mund ta lejojë lehtësisht një keqqeveris­je.

Doni të thoni me këtë se disa deputetë e kanë votuar zemërthyer këtë reformë?

Absolutish­t po dhe jam shumë i bindur për këtë. Për çfarë arsyeje? Ajo është e lexueshme dhe ka qenë gjatë gjithë kohës e lexueshme, në mënyrën se si është sulmuar reforma, procesi, njerëzit e reformës, partnerët tanë strategjik­ë. Po këtu janë sulmuar SHBA- të, është sakrifikua­r deri aje sa sulmohen aleatët strategjik­ë të shqiptarëv­e, SHBA- të dhe Bashkimi Evropian. Po pse u bë gjithë kjo? Mos ishte një tekë? Po kush do guxonte ta bënte gjithë këtë, po të mos kishte interesa të mëdha, interesa të forta. E dini pse? E para, një pjesë kanë frikë se do të humbasin pushtetin mbi gjyqësorin. E dyta, nuk do qeverisin më kështu si kanë qeverisur, sepse do kenë frikë kur të firmosin.

Kur do të ngrihet komisioni i vetingut? Në çfarë muaji parashikoh­et?

Besoj që do të dojë edhe ligjet përkatëse. Ligji për "vetingun".

Do ta kemi në shtator, në tetor...?

Besoj unë, po. Ndërkohë partnerët, Bashkimi Evropian dhe SHBA- të e kanë filluar projektin. Janë duke bërë përzgjedhj­en e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e evropianë dhe amerikanë që do të vijnë të asistojnë. Po përgatisin infrastruk­turën, kanë dhënë financimet për projektin, sepse kemi disa lloj financimes­h që do bëhen prej tyre. Së pari, është gjithë kjo makineri prokurorës­h, gjyqtarësh dhe stafi ndihmës amerikanë dhe evropianë që do të vijnë të mbështesin procesin. Së dyti, janë trajnimet që do të marrin, e para Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it, Gjykata e Posaçme. Të gjitha këto duan edhe një kosto për t'u trajnuar dhe të gjitha këto janë pjesë e financimit që do të bëjnë SHBA- të e BE- ja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania