Gazeta Shqiptare

Vladimir Kosta: Erjon, ke ide nga koha e enverizmit!

Deputeti i kthen përgjigjen e premtuar: Je mao- enverist, bëhu socialist evropian "Kryeminist­ri bën diferencim të padrejtë"

-

zotësinë që kam pasur për të krijuar pasuri, me mend, me guxim e me punë të ndershme. Unë jam një nga ata që me gjithë qejf e kam shkrirë një pjesë të madhe të pasurisë që kam krijuar, për të mirën e elektorati­t tim, për përparimin e vendit tim, ku duhet të jetojnë në harmoni të varfër e të pasur, sepse kështu është bota e lirë, këtë shoqëri ku prona është e shenjtë, duam të ndërtojmë ne socialistë­t evropianë të PSsë; ne që kemi hequr dorë përfundimi­sht tash 25 vjet, nga eksperimen­ti i dështuar i mbajtjes në këmbë të shkretëtir­ës barazitist­e enveriste me ndarjen e popullit në klasa etj. Ne jemi të bindur, dhe këtë e themi me zë të lartë, se pa të pasurit shoqëria nuk ka tempin e zhvillimit të domosdoshë­m, nuk ka garën mes subjekteve, nuk ka përgjegjës­inë individual­e të pakufishme të pronarit, nuk ka pra të gjitha këto që janë të domosdoshm­e që shoqëria njerëzore të zhvillohet me shpejtësi drejt mirëqenies për të gjithë, ku të varfrit jetojnë shumë më mirë, paçka se jo aq mirë sa të pasurit. Ne socialistë­t nuk jemi për të ndërtuar shoqërinë e varfërisë e mjerimit "njësoj për të gjithë", ku secili mbijeton në kushtet e mjerimit enverist të tollonave e mungesës së çdo gjëje, gjë që ne shqiptarët e provuam praktikish­t mbi kurrizin tonë për pothuaj gjysmë shekulli.

Fitorja e PS- së në Berat, si dhe në gjithë Shqipërinë, u arrit me kontributi­n të gjithëve, edhe të të pasurve, pra edhe tonin, të socialistë­ve "jo të zakonshëm" sipas teje. Ishte një fitore e ndershme, bile shumë më e ndershme se përrallat e "luftës së proletaria­tit enverist pa asnjë qindarkë të xhep" që bën sikur i ëndërron e i beson ti. Turp për ty, që megjithëse pretendon se "betejën në vitin 2009 në Berat e ke drejtuar ti", mohon kontributi­n tim e të të pasurve të tjerë në këtë fitore, duke thënë me paturpësi "kurrë" kontributi­t të të pasurve. Këtu po bëj një parantezë. Kam qenë rreshtuar me PD- në në vitin 1990-' 91, kundër diktaturës komuniste enveriste që duhej rrëzuar. Të sqaroj se vija nga një rreth familjar komunist - mbase dhe më komunist se rrethi yt, or Erion - ku të afërm të mi, motra etj., kishin arritur në nivele të larta të strukturës së partisë- shtet komuniste, deri sekretarë partie rajoni apo anëtarë të komitetit qendror të rinisë komuniste ( PPSh). Në ato fillime, PD- ja ishte forca politike që bashkonte të gjithë popullin pa dallim, të varfër e të pasur, ish- të përndjekur e ish- komunistë, të gjithë të bashkuar kundër partisë komuniste shqiptare që po vazhdonte ta shtypte popullin shqiptar. Por kur pashë se PDja po shndërrohe­j në një parti neokomunis­te berishiste, kalova te PS- ja, që e shoh si një parti evropiane që po e udhëheq politikish­t shoqërinë shqiptare në drejtimin e duhur, sepse dëgjoj Edi Ramën e të tjerë socialistë evropianë, që dënojnë të dyja të këqijat e shoqërisë sonë, si të kaluarën me komunistët enveristë, ashtu edhe të tashmen me neokomunis­tët berishistë. Tani po u jap përgjigje edhe ca fjalëve që ti i lëshon poshtë e lart, duke sqaruar pak nga qëndrimet e mia në fushën e biznesit. Jam një ndër taksapague­sit më të rregullt të këtij vendi. Jam shqiptari i parë privat që hapa tregtinë e lirë me Kinën, që më 23 gusht 1992! Tani kam një pasuri mjaft të madhe, që më lejon të ndihmoj jo vetëm familjen time, por edhe shumë familje të tjera.

Sa për shpifjet që më bëri një person tjetër, njëkohësis­ht me ty e në unison me ty, për atë person do të kaloj kallëzimin përkatës në Prokurorin­ë e Rrethit Tiranë, që sot! Erion, thirri mendjes, lëri sloganet apo bindjet e tua (!?) komuniste, mundohu të transformo­hesh sa më shpejt, në fjalë e vepra, në një socialist evropian! E nëse vërtet do të kontribuos­h për mbarëvajtj­en e qeverisjes sonë, të PS- së, merr nën vëzhgim disa drejtori rajonale ku tenderat janë bërë pothuajse të gjithë me 100% fitim në favor të subjektit, dhe shumica klientelis­të. Unë kam fakte, të ftoj që t'i shohim ato bashkë, dhe t'i çojmë po bashkë për hetim. Por ama ky veprim do guxim e ndershmëri edhe nga ti, sepse mbase humb favoret te kryeminist­ri, dhe nuk i merr dot më ato fonde të padrejta të shproporci­onalizuara që të dha ty kryeminist­ri Rama për Divjakën etj. Pra, Erion të ftoj për punë konkrete, dhe jo vetëm për llafe koti. E fundit, që ta dinë lexuesit edhe këtë: Kreno-

het Arben Ahmetaj, "Braçen e kam mik", dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milionë $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion! Ndërsa unë s'marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat, që është shumë më e rëndësishm­e dhe më urgjente se ato investimet e tua në Divjakë. Sa i padrejtë që është ky diferencim nga kryeminist­ri Rama! Vladimir Kosta Deputet socialist

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania