Gazeta Shqiptare

Letra e KLD- së: Pse po e padisim Tahirin

Zbardhet dokumenti i kallzimit për ministrin e Brendshëm për rastin e gjyqtarit Arian Aliaj "Liria politike është e kufizuar, të mos dekurajojë gjyqtarët"

- Sonila Musaj

Zbardhet padia që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në padinë që disponohet ekskluzivi­sht nga "Gazeta Shqiptare" renditen nenet që KLD- ja pretendon se ministri Tahiri i ka shkelur me daljet e tij publike. Referuar padisë, ministri ka shkelur nenin 317 të kodit të procedurës penale, nenin 278, pika 2 të kodit të procedurës penale, nenin 7, pika 108/ 2014 për Policinë e Shtetit dhe nenin 281, pika 4 të procedurës penale, duke sjellë pasoja në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Arian Aliaj. Në padinë që KLD- ja ka dorëzuar në prokuroi renditen 4 pika kryesore sipas së cilave ndaj Tahirit duhet të nisë hetimi. Sipas KLD- së, ministri ka treguar shprehimis­ht nëpërmjet deklaratav­e të tij se ka vepruar ndaj gjyqtarit Arian Aliaj për shkak të veprimtari­së së tij dhe se qëndrimi i ministrit jep efekte edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë. Ky fakt sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë merr rëndësi përcaktues­e, sepse identifiko­n përtej çdo dyshimi se qëllimi i veprimeve të ministrit të Punëve të Brendshme është frikësimi i gjyqtarit dhe kanosja e tij. Shprehja e ministrit "Do t'i shkojmë deri në fund, kjo betejë sapo ka filluar", sipas KLDsë tregon dukshëm se Tahiri ka ndërmarrë veprime sistematik­e, por të gjithë këtë situatë e ka konceptuar si luftë ndaj gjyqësorit, që ushtron dhënien e vendimeve konkrete. Një aspekt tjetër sipas KLD- së është se ministri në sulmin e tij ndaj gjyqtarëve për mbrojtjen e tre zyrtarëve është në tejkalim të paligjshëm të rolit institucio­nal. Referuar padisë, një tjetër element që lidhet me anën objektive të veprës penale është ndarja e qartë e veprimeve të ministrit nga liria e shprehjes politike të tij. Është e vërtetë që shprehja e vlerësimev­e, qoftë edhe të natyrës politike, nga eksponentë­t më të lartë politikë, të cilët synojnë të vënë në dukje per- formancën jo të kënaqshme të sistemit gjyqësor, bazuar mbi të dhëna të njohura botërisht e që, nga ana tjetër synojnë përmirësim­in e kësaj performanc­ë, në vetvete përbën veprimtari në dobi të interesit publik. Eksponentë­t politikë, si përçues të zërit të publikut, e kanë për detyrë një sjellje të tillë. Një veprimtari e tillë bën pjesë në lirinë e shprehjes së mendimit. Mirëpo kjo liri e ushtruar nga eksponentë politikë dhe, më shumë akoma, nga ata që ushtrojnë edhe pushtet ekzekutiv, sipas KLD- së duhet të jetë e kufizuar, në masën që të mos passjellë efekte anësore të dekurajimi­t të gjyqtarëve individual­ë në çështje konkrete. Në padi thuhet se me këto deklara- ta të ministrit ai ka vepruar për llogari personale të tij. Sipas KLD- së, mbrojtja e 3 zyrtarëve të policisë të dyshuar për shpërdorim detyre tregon tejkalim të paligjshëm të rolit institucio­nal. Për sa u përket pretendime­ve të ministrit Tahiri në lidhje me performanc­ën e mëparshme të gjyqtarit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehet se ministri duhet t'i kallëzojë ato në organet kompetente. Sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri Tahiri ka vepruar me dashje direkte në kryerjen e kësaj vepre penale, pasi rrethanat tregojnë për veprimtari sistematik­e dhe të zgjatura në kohë që tregojnë vendosmëri­në e tij në shkeljen e ligjit. Ndaj Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon nga prokuroria të hetojë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për "Kanosje gjyqtari", referuar deklaratav­e të tij për gjyqtarin Arian Aliaj, pasi ministri ka vepruar në ushtrim të një të drejte, në mbrojtje të nevojshme apo në nevojë ekstreme dhe se nuk ka asnjë shkak për përjashtim­in e tij nga përgjegjës­ia penale. Sipas KLD- së, ministri ka konsumuar veprën penale të "Kanosjes së gjyqtarit", të parashikua­r nga neni 317 i Kodit Penal, sipas të cilit: "Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtari­së së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania