Gazeta Shqiptare

Terrori në Mynih, mes viktimave edhe tre shqiptarë

Ngjarja në qendrën tregtare, 9 viktima dhe 27 të plagosur, autori gjendet i vetëvrarë I plagosur rëndë edhe 14- vjeçari Benet Adili nga Bujanoci

- Enida Himaj

Një tjetër e premte e zezë për Europën. 9 persona kanë humbur jetën nga sulmi me armë në Mynih të Gjermanisë, mes viktimave 3 janë shqiptarë. Numri i të plagosurve ka shkuar në 27. Viktimat janë Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërxha, të tre me origjinë nga Kosova. Fillimisht u konfirmua vetëm për Sabina Sulajn, por lajmin për vdekjen e Armela Segashit e ka dhënë vetë vëllai i saj, Arbnor Segashi. "Armela, vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndrroi jetë. Faleminder­it për shpresat, ndihmën dhe mbështetje­n! Gjithmonë në zemër", shkruan Arbnor Segashi, vëllai i Armelës në "Facebook". Ndërsa nga raportimet është mësuar edhe për vdekjen e 21vjeçarit Dijamant Zabërxha. Lajmin e ka dhënë babai i djalit, Naim Zabergja, me një postim në profilin e tij në "Facebook", ku shkruan: "Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët, se djali im Dijamant Zabërxha, 21- vjeqar u vra dje në Mynih nga dora terroriste". Ditën e djeshme babai i tij, Naimi, vizitoi vendin e ngjarjes ku vendosi lule dhe mbajti një poster me foton e të birit. Ai konfirmoi se djali i tij mbeti i vrarë në tragjedinë e një ditë më parë. Fotoja e Naim Zaberxhës me posterin e të birit ka bërë tashmë xhiron e botës, pasi është pasqyruar gjerësisht në mediat dhe portalet ndërkombët­are online. Po kështu, raportohet se edhe një tjetër kosovar ka mbetur i plagosur në fyt. I plagosur rëndë në sulmin në Mynih të Gjermanisë ka mbetur edhe Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit. Sipas mediave, 14- vjeçari i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjermanë thonë se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar në qendrën tregtare ku ndodhi sulmi dhe ishte lënduar në fyt dhe në veshkë. Mes 9 viktimave të tjera të sulmit me armë në Mynih janë edhe 3 shtetas turq. Sipas asaj që deklaron ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një intervistë për "TV NTV",

bëhet fjalë për 2 adoleshent­ë dhe një grua. Po kështu, edhe një prej viktimave është shtetas grek. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare deklaron se nuk ka shtetas të Republikës së Shqipërisë mes viktimave të sulmeve. Sipas policisë

gjermane, autori është një 18- vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynih, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një Sulmi me armë që shkaktoi 9 të vdekur dhe mbi 21 të plagosur si për ironi të fatit ka ndodhur në 22 korrik, 5 vite nga masakra në Norvegji. Autoritete­t kanë dyshime se Ali ( David) Sonboly mund të ketë marrë shembullin e Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona. Në të dyja masakrat kanë ndodhur të premteve dhe shumë kanë nisur ta cilësojnë si e "premtja e zezë".

 ??  ?? Armela Segashi
Armela Segashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania