Gazeta Shqiptare

“Shejzat” ridel pas shumë vitesh si “Pleiades”

-

endi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis. Çdo shqiptar qi ká nji mendim fryt- dhânës për të shfaqun dhe din t’a shfaqi në shqipe të pastër, çdo intelektua­l qi lakmon të rrahi nji çashtje ditunore ase don të paraqesi prodhimet e veta letrare ka me gjetun vend në këto fletë t’ona…”

Fjali të ndershme që brenda përmbajnë dhe rezistencë­n ndaj etikës së munguar në shtypin shqiptar. Brenda këtyre viteve të përmendura, që janë pak a shumë 18 vjet, e gjithë ajo pjesë e studiuesve që e kishte të pamundur botimin në Shqipëri u mblodh rreth saj. Ekzistenca e “Shejzave” bëri që Shqipëria të ishte e ndarë në dy linja sa i përket studimeve albanologj­ike, e që e kundronin nga larg tin Camajt që të shërbente si kryeredakt­or i “Shejzave”, që ndonjëherë Koliqi për shkak të sakrificav­e e quan “familje”. Në kujtimet e kohës thuhet se ai shprehet me emfazë kur merr vesh doktorimin e Camajt në albanologj­i në Universite­tin e Mynihut dhe e cilëson “një darsëm intelektua­le”.

Vetë “Hilushi”, pseudonimi i Koliqit do të merrej me “shkoqitje e pleqnime” mbi botën arbnore, ku ai punoi me shumë seriozitet dhe me të vetmen dashuri të mbetur pas përzënies prej vendit të vet. Kurse Martin Camaj

do shprehet Koliqi. Ky i fundit nuk heziton më, por me emrat që ka bashkëpunu­ar deri më atëherë fillon punë për të bërë organin që e kanë rrahur kushedi sa kohë në mëndje. Emrat përbërës të “Shejzave” kanë qenë me gjithë mend të mrekullues­hëm: Giuseppe Valentini, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Luigj Marlekaj, Gerhard Grimm, Zef Skiroi, Georg Stadmuler, Vasil Alarupi, Anton Logoreci, Zef Vorf Nekaj, Peter Bartl etj.

“Kjo e përkohëshm­e don të jét tryezë e lirë kuvendi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis” do të thotë Koliqi dhe për aq sa ekzistoi me shumë vështirësi ia doli të jetë e tillë. Numri i parë i revistës qarkulloi në gusht të vitit 1957. Ajo vazhdoi pa ndërprerje për 18 vjet rresht ( 1957- 1974), pa ruajtur periodicit­etin e saj prej vështirësi­ve të panumërta, por besojmë dhe nga presioni i Tiranës zyrtare. Kjo e bën meritën e Ardian Ndrecës dhe kolegëve të tij të nderuar të lavdëruesh­me dy herë, pasi po rikthejnë një organ që i duhet realisht skenës së dobët shqiptare të shkencës albanologj­ike.

 ??  ?? Ernest Koliqi, Skiroi, arqimandri­ti Teodor Minisci dhe Martin Camaj
Ernest Koliqi, Skiroi, arqimandri­ti Teodor Minisci dhe Martin Camaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania