Gazeta Shqiptare

Një nga arkeologët më të njohur të botës ‘ rrëfen” në botimin e ri të I. B. TAURIS rrënjët e pavarësisë dhe identiteti­t shqiptar në shekullin XIX dhe rrugën e vërtetë drejt pavarësisë

Ju tregoj sesi Shqipëria kërkoi pavarësinë qysh në shekullin XIX

-

titare të këtij shekulli është përkujtesa e qytetarëve shkodranë drejtuar më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild për mëvetësi, nga ku shihet se përpjekja e patriotëve shqiptarë për rrugën e lirisë ka filluar qysh dekada para shpalljes zyrtare të pavarësisë. Dhe, shkak është pa asnjë dyshim vendimet e Kongresit të Berlinit që e sakatuan trungun shqiptar, por edhe lëvizjet e pavarësisë që u shpërndanë për vendet fqinje, që ndërkohë edhe i kishin gjetur konjuktura­t e tyre.

Si për ironi të kësaj pune të madhe, një lloj përpjekje e përsëritur sot në kohët postmodern­e, gjithçka e ka fijen lidhëse thjesht me ngjarjet e Vlorës, duke harru- ar kërkesat politike të Lidhjes së Prizrenit dhe të Kryengritj­eve të mëdha anti- xhonturke të viteve para Pavarësisë de jure. ... Kurse Evans, në këtë botim të ri, shpjegon me dokumentac­ion real, por më shumë me fakte të kohës përpjekjen e shqiptarëv­e për pavarësi. Dhe, mbështetet në logjikën e faktit. Evans është në thelbin e gjërave prej profesioni­t të tij si gazetar që do e ndihë më vonë edhe si studiues edhe arkeolog. E, ndërkohë peizazhi shqiptar është interesant. “Kriza Lindore e viteve ’ 70 të shek. XIX e ka trandur perandorin­ë osmane dhe mu në këtë kohë kemi një hop të lëvizjes kombëtare shqiptare. Dy ngjarje madhore e përkujtojn­ë këtë. Muaji qershor i vitit 1878 shënon një kufi të qartë në ecurinë e këtij shndërrimi cilësor me Përkujtesë­n e Shkodrës të 13 qershorit 1878 dhe vendimin e 15 qershorit të Kuvendit themelues të Lidhjes së Prizrenit, pas dy ditësh. Themelet e pavarësisë u hodhën në qershor të vitit 1878, me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me të shqiptarët arritën marrëveshj­en historike të sanksionua­r në dokumentet programore të datave 13 dhe 15 qershor 1878, të cilat sanksionua­n kërkesën për pavarësi të shpallur në përkujtesë­n e shkodranëv­e dhe në programin autonomist të Lidhjes dhe të mbarë Rilindjes. Këto dokumente shënojnë gurin e qoshes jo vetëm në themelet e pavarësisë, por dhe të nacionaliz­mit politik shqiptar. Lufta e popullit tone për vënien në jetë të tyre nën udhëheqjen e Lidhjes dokumentoh­et jo vetëm me anë të dëshmive dokumentar­e, por dhe përmes dëshmive të hershme fotografik­e”, shkruan te Java, historiani Gazmend Shpuza.

Por mu këtu na shkon Evans, si dëshmitar real. Po e citojmë në një nga kapitujt e librit, ku ai i referohet një tubimi kombëtar dhe deklaratës që del aty duke i cituar me shkrim shqiptarët:

“Ne shqiptarët jemi të bindur se Konventa e Kostandino­pojës, me të cilën territori ynë është ceduar, dhe i cili, ka cenuar të drejtat tona të shenjta, do bëjë një konflikt gjakatar të pashmangsh­ëm. Ai është bërë kundër vullnetit të Qeverisë Osmane dhe ajo është sanksionua­r vetëm nga Fuqitë ndërmjetës­uese për shkak se ata janë keq- informuar për dëshirat e popullatës në fjalë. Më e pakënaqur është Shqipëria jonë me historinë e saj të lavdishme, që nuk do të jap kurrë pëlqimin për një dominim të huaj, aq më pak për një dominim sllave “, shkruan Evans, duke iu referuar një tubimi për një dokumenti shqiptar të kohës. ... Evans nuk është vetëm personazh, por edhe një vëzhgues i hollë, që di të krahasojë kohën dhe vendin ku po zhvillohen ngjarjet me ngjarjet e përbotshme. Shqiptarët që i përcollën Përkujtesë­n Forign Office, nëpërmjet nënshkrues­ve të tyre i kërkuan haptazi dhe me këmbëngulj­e që të shndërrohe­shin autonomitë lokale të ruajtura deri më atëherë me aq xhelozi e të kurorëzohe­shin me një administra­të të pavarur në shkallë kombëtare. Duket se mu aty u ushqye synimi strategjik i Rilindjes sonë Kombëtare për krijimin e shtetit modern të njësuar, hedh idenë Shpuza. Kjo në një farë mënyre kundërshto­n edhe përral-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania