Gazeta Shqiptare

Të pathënat për poetin MOIKOM ZEQO nuk mbarojnë kurrë

-

magjishëm. Dhe një nga këta ishte dhe Moikomi. Artit nuk mund t’ja zësh dot frymën. As në diktaturë. Nuk e di në i ka parë Moikomi ato lulet të cilat çelin edhe poshtë ortekut. Unë i kam parë. Ishin lulet më të bukura. Yjet e ortekut. Miliona tonelata borë nuk e mbysnin dot lulen, që ishte si të thuash “tritol” për ortekun. Lulja ja delte të shfaqej mbi tokë. Çante me “turjelën” e saj mbi ortekun. Gjatë luftës së Kosovës luftëtarë të UÇK - së të gjymtuar në betejat me serbët ish- të tjera. Ishte luftë. Nuk kishin ku ta shprehnin mirënjohje­n. Dhe shkruanin poezi në lëkurën e aheve, të bredhave dhe të pishave. Se di në i ka mbledhur njeri ato poezi të shkruara nëpër pemë me thika ose me bajonetat e kallashnik­ovëve. Aty të ishte poeti Moikom Zeqo, që t’i shikonte me sytë e tij se arti i gjen udhët. Çdo ah ishte një vëllim poetik më vete. Jam i sigurt se luftëtarët që i shkruan poezitë gjatë bombardime­ve të NATO - s nuk besoj, që pas luftës të kenë shkruar situr mirë. Lexoj poezinë “Nëna”, por shoh dhe fotografin­ë e nënës së poetit në ballinën e një përmbledhj­eje me poezi të zgjedhura. Sa ngjan nëna e Moikomit me atë të Lermontovi­t. Nënat e poetëve nuk kanë atdhe. Megjithëse Moikom Zeqo ka tjetër profil e tjetër varg nga ai i Lermontovi­t drama është po ajo. Atdheu. Po të piksosh poezitë e Moikomit ato datojnë qysh me vëllimin “Vegime të vendlindje­s” të botuar dyzetë e ca vjet më parë . Në bibliotekë­n time, ku unë kam shumicën e veprave të Moikom Zeqos, ruaj dhe një fotografi të Eseninit. Është fotografia e fundit e funeralit të Eseninit më 30 dhjetor 1925. Poeti siç thotë Pasternaku, “vargjet i ka shkruar si në përrallë, duke i palosur si letra dhe duke i shkruar me gjakun e zemrës së tij”, rri i shtrirë në arkivol pas vetvëvrasj­es. Është i rrethuar nga gratë ruse. Nuk e di se kush është në atë fotografi nëna e poetit, Tatjana Jesenina. E megjithë dashurinë për poetin unë e urrej atë pamje makabre. Nuk i kam dashur poetët që dorëzohen. Moikom Zeqo ka pësuar shumë. Edhe e kanë rrahur barbarisht, ( serbët), e kanë kërcënuar, nuk e kanë lënë në lirinë e tij, i kanë thurur qindra intriga e ai poeti i ndjeshëm me vargjet si dallgët e detit kanibal s’u arratis, nuk ra në dëshpërim, nuk u bë pijanec, se uli kokën, këngët e tij megjithë dramat janë optimiste e ai kurrë nuk ka menduar të vras veten. Ja si shkruan poeti tek “Deti Kanibal”. / Kosat e akrepave/ / Kositin barin e Uitmanit/ / Që më i vrullshëm dhe i ri të rritet/. Arti i Moikom Zeqos përcjell e mëton përsonalit­etin e tij të brishtë e të sigurtë qysh moti. Shkëndijat e agut të poetit datojnë kur ai nuk kishte vënë brisk në faqe. Në jetë poeti ndoqi instiktin pricëror të vetes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania