Gazeta Shqiptare

Amnisti për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

-

se reforma në drejtësi do të dënojë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar është e lartë, por sipas projektlig­jit për rivlerësim­in kalimtar të trupës gjyqësore në vend, nëse gjyqtarët dhe prokurorët japin dorëheqjen nga funksioni i tyre, procesi i rivlerësim­it përfundon automatiki­sht, duke u siguruar atyre që kanë vënë pasuri në mënyrë të padrejtë apo kanë lidhje me botën e krimit, një rrugë shpëtimi nga akuzat penale. Pikërisht kjo dispozitë pritet që të shkaktojë një valë të lartë dorëheqjes­h në sistemin e drejtësisë, për të evituar publikimin e shkeljeve të mundshme ligjore të kryera nga togat e zeza dhe prokurorët e këtij sistemi. Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë bërë miliona me vendimet e tyre të dyshimta, me lidhjet me botën e krimit apo me favorizime­t kundrejt politikës, kanë një mundësi të japin dorëheqjen dhe të shijojnë pasurinë e krijuar padrejtësi­sht pa u hyrë gjemb në këmbë.

Seanca e jashtëzako­n shme për votimin e vetingut, pjesë e paketës për reformën në drejtësi, do të mbahet më 30 gusht, në orën 17: 00. Konferenca e Kryetarëve e thirrur nga kryetari Ilir Meta vendosi pasditen e djeshme mbledhjen e Kuvendit në seancë jashtë radhe, ndërkohë që anëtarët shqyrtuan 7 projektlig­jet e reformës në drejtësi. BE- ja dhe SHBA- të kanë kërkuar që "vetingu" të miratohet nga Kuvendi brenda muajit gusht. Ky është një nga ligjet kryesore që shoqëron paketën e ndryshimev­e kushtetues­e. Deputeti socialist Taulant Balla, fill pas mbarimit të mbledhjes se Konferencë­s së Kryetarëve, ku ishte e pranishme edhe opozita, konfirmoi se SHBA- BE do të jenë pjesë esenciale e vetingut që do të nisë në Shqipëri në shtator. "Më 30 gusht, në orën 17: 00, Kuvendi do mblidhet në seancë të jashtëzako­nshme për të shqyrtuar ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi. Iu la detyrë Komisionit të Posaçëm që të vazhdojë me dy ligjet e tjera, SPAK dhe organizimi i gjyqësorit. Me votimin, Kuvendi i hap rrugën procesit të vetingut. Do verifikohe­t përbërja e sistemit gjyqësor dhe prokuroris­ë. SHBA- BE, pjesë esenciale e vetingut që do të nisë në Shqipëri. Dakordësi e plotë mes PS- LSI që të përshpejto­het puna edhe për dy ligjet e tjera. Kushtetuts­hmërinë ligjeve nuk e shqyrton PD- ja, por Kushtetues­ja. Lajmi i mirë është që seanca e jashtëzako­nshme do të zhvillohet. Deputetët do të mbyllin pushimet. Më 5 shtator nis puna intensive e Kuvendit", - deklaroi z. Balla. Deputeti i PS- së, njoftoi se Komisioni do të vijojë punën për dy ligjet e tjera. "Ndërkohë komisioni do të ecë në mënyrë intensive me shqyrtimin e dy ligjeve: ligji për SPAK, por edhe për qeverisjen gjyqësore. Shumë shpejt Kuvendi i hap rrugën një procesi të rëndësishë­m si ai i vetingut, që do të vlerësojë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë", - tha Balla. Po dje, Komisioni për Reformën në Drejtësi miratoi me votat e mazhorancë­s projektlig­jin për vetingun. Opozita ishte e pranishme në komision, por nuk pranoi të votonte. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pohoi se ky projektlig­j u miratua me konsensus të mazhorancë­s, ndërsa theksoi se opozita, ndonëse ishte e pranishme, nuk votoi. Ndërkohë, i kundërt ka qenë qëndrimi i nënkryetar­it të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se miratimi i projektlig­jit për vetingun ishte antikushte­tues. Deputeti i opozitës pohoi se ligji devijon nga Kushtetuta e miratuar më 22 korrik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania