Gazeta Shqiptare

"Nuk largohem nga zyra pa bërë Rrugën e Arbrit"

Rama në Dibër: Dikush më përshëndet­i me dy gishta, na mbështet "Shukriu mendoi për punët e veta, jo të qytetarëve"

-

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje, kandidatin e majtë për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama. Kryeminist­ri deklaroi se "në këtë garë jemi më shumë dhe përveç PS, LSI, PDIU; edhe demokratët po mbështesin Ramën e duhur për Dibrën". Kryeminist­ri deklaroi se ka premtuar ndërtimin e rrugës së Dibrës dhe se nuk largohet nga Kryeminist­ria pa bërë këtë rrugë. "Kemi dëgjuar se do të ishim më pak, por në këtë garë jemi më shumë. Kur hyra, u ndjeva shumë i emocionuar nga mikpritja e jashtëzako­nshme. Këtu nuk është vetëm PS, LSI, PDIU, por edhe demokratët po mbështesin Ramën e duhur për Dibrën. Ftoj të gjithë mbështetës­it e PD- së, që mes një burri të mirë por të lodhur dhe që duhet të dalë në pension, dhe mes Muharrem Ramës, të zgjedhin Ramën. Dibra nuk është vendi që kërkon një person që do të dalë në pension. Ditën që do të lodhem me problemet, do marr rrugën për në shtëpi. Rruga e Arbrit është premtuar që 25 vite. Unë e kam premtuar, por nuk mund të thoni që nuk e kam bërë. Do bëj gjërat që dëshirojnë partnerët e koalicioni­t. Nuk largohem nga Kryeminist­ria pa bërë Rrugën e Arbrit. Kemi negociuar 3 vite rresht me Kinën një kontratë të arsyeshme, rruga do të bëhet realitet. Në fillim të punës sonë ishte e pamundur, pasi në vend të investimev­e duhej të merreshim me malin e borxheve që na kishin lënë. Në 2013- ën gjetëm një vend të kërcënuar nga kolapsi financiar nga situata e borxheve. Kemi shlyer aq borxhe sa do të bënin një rrugë 3 herë më të gjatë se Rruga e Arbrit", - deklaroi kryeminist­ri Rama. Ai njoftoi se prej kohësh është lidhur marrëveshj­a me qeverinë kineze. Ai shtoi se, së pari, qeveria duhej të merrej me malin e borxhit që kishte lënë qeveria e kaluar. Nga ana tjetër, kryeminist­ri theksoi se Dibra kishte një kryetar bashkie që nuk donte t'ia dinte për qytetarët, por vetëm për punët e veta, duke ' thumbuar' kështu ish- kryetarin Shukri Xhelili. Teksa u ndal te kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, Rama e cilësoi atë ' një burrë të mirë dhe të lodhur që është momenti të dalë në pension'. Rama nuk la pa ngazëllyer me të qeshura të pranishmit teksa u shpreh se "dikush më përshëndet­i me dy gishta, çfarë do thotë se po na mbështet". Gjatë prezantimi­t të kandidatit të PS- së për Bashkinë ë Dibrës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratik­e se po kërcënon për heqje nga puna 300 mësues, për të votuar pro të majtës. Ministrja ka hedhur poshtë akuzat e PD- së, duke i cilësuar ato shpifje. Nikolla deklaroi se koha e kërcënimev­e ka ikur. "Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj. Së pari, sepse nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë, janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varfëruar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë, e tani ka ardhur fundi."

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Dibër gjatë prezantimi­t të kandidatit Muharrem Rama
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Dibër gjatë prezantimi­t të kandidatit Muharrem Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania