Gazeta Shqiptare

Banorët përplasen me policinë, kundërshto­jnë punimet te parku: Shpronësim­et janë qesharake

Bashkia: Nuk do dëmshpërbl­ehen, s'kanë certifikat­ë pronësie

-

FIER - Pronarë të tokës pranë ish- fabrikës së miellit në lagjen "Apollonia" në qytetin e Fierit, kanë kundërshtu­ar dje rinisjen e punimeve për ndërtimin e parkut qendror të qytetit. Ata janë konfrontua­r në disa momente edhe me forcat e policisë. Pronarët kanë deklaruar se janë kundër shpronësim­eve që po u bëhen, pasi çmimet e qeverisë janë mjaft të ulëta, madje qesharake, dhe për këtë arsye refuzojnë ndërhyrjet në tokën e tyre. Ata u shprehën se certifikat­ën e tokës e kanë marrë nga Zyra Vendore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Gjatë konfrontim­it me policinë, njëri prej banorëve pretendoi se familjari i tyre, Veledin Xhafa është dhunuar nga policia bashkiake dhe është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë. Ndërkohë, të interesuar pranë Bashkisë Fier, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Legjislaci­onit, Esmeralda Kapllanaj, pohoi se pjesëtarë të familjes Xhafa nuk disponojnë certifikat­ë pronësie, dhe si rrjedhim nuk do të dëmshpërbl­ehen. Toka në të cilën po punohet aktualisht për ndërtimin e parkut qendror të qytetit të Fierit, zë një sipërfaqe prej 1.627 metrash katrorë, ndërsa bëhet fjalë për 5 pronarë, të cilët e kundërshto­jnë dëmshpërbl­imin për këtë tokë.

 ??  ?? Banorët në protestë
Banorët në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania