Gazeta Shqiptare

Pensionet private, të ardhurat në skemë rriten me 1.1 miliardë lekë

Raporti i AMF- së për 6- mujorin e parë

-

6- mujorin e parë të këtij viti, tregu i pensioneve private vullnetare arriti në rreth 8.1 milionë euro ( rreth 1.1 miliardë lekë) ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, edhe në 6- mujorin e parë 2016 ushtruan aktiviteti­n e tyre tri fonde pensioni. Sipas raportit, numri i anëtarëve në fondet e këtyre pensioneve arriti në 14,840 me rritje prej 18.16% krahasuar me fundin e vitit 2015. Sipas AMFsë, edhe pse tregu shfaqet me tendencë pozitive rritjeje, mbetet ende modest. Vlera neto e aseteve të këtij tregu është në masë të papërfills­hme kundrejt PPB në Shqipëri. Për AMF- në, forcimi i këtij tregu kërkon zgjerim të mbulimit dhe kuadër të ri mbikëqyrje­je me bazë risku. Sipas ligjit në fuqi, çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni, vetëm pasi të ketë lidhur një kontratë fondi pensioni me shoqërinë administru­ese. Përpara nënshkrimi­t të kontratës së fondit të pensionit, shoqëria administru­ese duhet të sigurohet se individi, i cili dëshiron të bëhet anëtar, e ka kuptuar që ky është investimi i duhur dhe është i informuar hollësisht për risqet, që lidhen me investimin në fondin e pensionit dhe se risku i agjencisë, risku i kredisë, risku i tregut dhe çdo risk tjetër që shoqëron in- vestimin në fondin e pensionit, është shpjeguar qartë. Sipas ligjit, pjesëmarrj­a në fondin e pensionit vullnetar nuk përjashton detyrimin e personave për t'u siguruar sipas dispozitav­e ligjore në fuqi. Në legjislaci­on është mirëpërcak­tuar që anëtari i fondit të pensionit, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të marrë pagesën e menjëhersh­me të vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet ose pagesat periodike, në formë pensioni, që i përgjigjen kësaj vlere: kur mbush moshën e pensionit të parashikua­r me ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania