Gazeta Shqiptare

Kosovë, shpërthim me granatë pranë "RTK", "Rugovasit" marrin përsipër sulmin

Në momentin e sulmit, gazetarë të pranishëm, qeveria dënon aktin Sulmuesit: Media është rreshtuar krah qeverisë

-

Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të hënën në mbrëmje në oborrin e Radio Televizion­it të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, shpërthimi ka ndodhur saktësisht te transmetue­si i valëve të "RTK"- së. Mësohet se në momentin e shpërthimi­t në godinën e "RTK"së ka pasur gazetarë dhe punonjës të tjerë të stafit, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësis­ht nuk ka pasur të lënduar. Policia e Kosovës ka rrethuar menjëherë objektin e televizion­it dhe ka ekzaminuar provat në vendngjarj­e. Sulmi është marrë përsipër nga grupi "Rugovasit". Në një njoftim, ata kanë bërë të ditur se "RTK"- në e kanë sulmuar me arsyetimin se është rreshtuar krah qeverisë. "Rugovasit" kanë paralajmër­uar sulme më të ashpra kundrejt qeverisë. Njëkohësis­ht, ata u kanë bërë thirrje gazetarëve ta mbrojnë Kosovën duke raportuar realitetin. Është pikërisht ky grupim që është bërë i njohur së fundmi për granatën që hodhi pak ditë më parë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Qever- ia e Kosovës ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar sulm ndaj fjalës së lirë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke dënuar sulmin, ka ftuar të gjithë politikanë­t që të ndalojnë diskursin e tyre linçues ndaj mediave. Kryeparlam­entari i Kosovës, Kadri Vesili është shprehur se hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizion­in e Kosovës, përbën një veprim kriminal. Edhe Lëvizja Vetëvendos­je dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë dënuar këtë sulm. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e quajti një presion mbi transmetue­sin publik. "RTK"ja po përballet me vështirësi të mëdha materiale, ku po rrezikohen edhe pagat e të punësuarve. Instituti i Medias së Kosovës dënon ashpër sulmin e së hënës ndaj televizion­it publik të Kosovës, "RTK". "Sulmet e tilla janë të papranuesh­me dhe si të tilla nuk ndihmojnë shoqërinë, përkundraz­i. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për ta kryer misionin që kanë", thuhet në reagimin e IMK- së. "Industria mediale në Kosovë duhet të

ndihmohet të kryejë punën dhe jo të sulmohen në misionin e tyre, sepse kjo pengon lirinë e shprehjes. U bëjmë apel organeve të drejtësisë

që të ndërmarrin masa ligjore që autorët e dhunës të identifiko­hen dhe të dalin para drejtësisë", thuhet në fund të reagimit.

 ??  ?? Pas shpërthimi­t në "RTK"- në e Kosovës
Pas shpërthimi­t në "RTK"- në e Kosovës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania