Gazeta Shqiptare

Nënë Tereza, jeta mes mjerimit e të varfërve

Një bisedë hipotetike me Nënë Terezën II/ Si shkoi në Kalkutë, si e pritën atje, ngritja e misionit “Misionaret e Dashurisë”… Një bisedë që rindërton jetën dhe veprën e saj. Luan Rama: “Në Indi e quanin ‘ motra e rrugëve’, klerikët hindu kërkonin largimi

-

1950, Papa Pie XII e firmosi vendimin për krijimin e fondacioni­t. Në tekstin e misionit unë kisha shkruar se “qëllimi ynë është që të shuajmë etjen e pambarimtë të dashurisë të Jezusë përmes mësimit të Ungjillit duke u dhënë me gjithë zemrën tonë, pa asnjë shpërblim, në shërbim të më të varfërve mes të varfërve. Ati ynë na e mëson këtë dhe na e tregon shembullin në Ungjijtë, duke na shpalosur udhën e vetme drejt Mbretërisë së Zotit”.

- Nënë, jeta juaj ka qenë padyshim një kalvar i vërtetë, pasi të gjithë që të rrethonin vuanin nga klithma e urisë, nga sëmundjet e tmerrshme dhe etja që të tjerët t’i donin. E megjithatë, dashuria që ti u jepje, vdekjen e tyre e bënte më të lehtë, më të paqtë…

- Vite me radhë kam jetuar me këto pamje mjerimi dhe dhembjeje. Më kujtohet që pas krijimit të fondacioni­t tonë, të nesërmen në rrugë, gjeta një njeri që po vdiste dhe me njerëzit e mi ne e morëm dhe e çuam që të vdiste në spital, por kur shkuam atje na thanë: “Ikni, merreni përsëri, pasi s’mund ta mbajmë”. Por, unë u revoltova: “Nuk lëviz që këndej pa u kujdesur për këtë njeri. Atëherë shkuan dhe thirrën një mjek i cili e pa, por njeriu po vdiste. Dola nga spitali dhe pyeta veten: si mund të lihet të vdesë kështu një njeri? Një ditë më vonë takova nënkryetar­in e bashkisë së Kalkutës dhe i tregova ngjarjen e spitalit. I kërkova ndonjë ndërtesë të thjeshtë që të mblidhja këta njerëz në prag të vdekjes, që ata të mos vdisnin rrugëve, por në një vend të denjë? Arrita ta bind dhe ai më dha dy vende: njërën në qendër të qytetit dhe tjetrën në një lagje tepër fetare dhe popullore, në jug të qytetit, në Kalighat. Atje hindutë ishin tepër të devotshëm për perëndinë e tyre, “Një ditë nga Selia e Shenjtë më erdhi një pagesë tremujore prej 25.000 dollarësh, e cila do të vazhdonte dhe më tej që të mbanim në funksionim shtëpinë tonë. Selia mendonte se misioni ynë mund të dështonte me gjithë ata njerëz që duhej të ushqenim dhe të kujdeseshi­m. Por, unë ua ktheva menjëherë atë çek. ‘ Nuk kemi nevojë’ u thashë.”

hyjninë e krijimit dhe të shkatërrim­it, KALI. Ishin dy salla të mëdha, ku mund të strehonim për çastet e tyre të fundit pesëdhjetë njerëz. Ishin salla të vdekjes. Kjo ishte “Shtëpia e Zemrës së Dlirë”, siç e quajta, “Nirmal Hriday”.

I ndihmonim të vdisnin denjësisht, me një dorë pranë që i lante dhe ju prehte dhembjet e fundit. Fetarët hindu, në fillim u grumbullua­n dhe donin të na largonin me forcë. Na qëllonin me gurë. Dhe atëherë unë dola para tyre dhe u thashë: “Më mirë më vrisni mua! Por, ata që janë brenda dhe që janë hindu, lërini të vdesin në paqe!”. Një polic erdhi ato çaste të vështira të shikonte se përse po bëhej kjo revoltë e madhe. Ai hyri brenda me idenë se bëhej ndonjë lloj preseletiz­mi, por jo, ai pikasi veç motrat tona në kokat e atyre të mjerëve që po jepnin shpirt. Ai e kuptoi dhe e ktheu turmën mbrapsht. Por klerikët e lartë hindu nuk na donin aty dhe e shikonin me dyshim punën tonë. Madje, kërkuan zyrtarisht largimin e misionit tonë, pasi aty afër ishte dhe Tempulli i hyjneshës KALI. Por, kur një fetare e devotshme hindu, një nga shërbyeset e tempullit, mësoi se ishte prekur nga turbekuloz­i dhe se ishte në çastet e fundit, ajo shkoi në disa spitale, por askund nuk e pranuan. Unë e mora vesh dhe e solla në shtëpinë tonë, ku tre muaj më vonë vdiq aty. Që atëherë hindutë e vlerësuan punën tonë. Ne i merrnim nga rruga, i lanim, i pastronim, u mjekonim plagët me sa mundnim. Një ditë gjeta dikë në rrugë që po vdiste. E solla në shtëpi, e lava, i pastrova plagët nga krimbat. Njeriu që po vdiste më tha: “Gjithë jetën time kam jetuar si një kafshë, ndërsa tani po vdes si njeri”!

Më 1954, “Misionaret e Dashurisë” numëronin tashmë 43 motra. Ishim vendosur si seli në 54, A. Lower Circular Road, por sigurisht jetonim shumë thjesht dhe me një ushqim të pakët. “Si mund t’i vështroja të varfrit në sy? Si mund t’u them se ju kuptoj dhe ju dua, nëse nuk jetoj dhe unë si ata?”… Më kujtohej një thënie e Gandhi- t, të cilën ua thosha shpesh motrave të mia: “Ligji hyjnor i jep njeriut atë çka nevojë çdo ditë. Të pasurit kanë aq shumë gjëra dhe që i mbledhin, saqë ato harxhohen kot, prishen duke i mbajtur gjatë, ndërkohë që miliona njerëz vdesin urie sepse nuk kanë çfarë të hanë. Nëse njerëzit nuk do të ruanin atë që s’e kanë nevojë të menjëhersh­me, çdo njeri do kënaqej me atë që ka”. Një ditë nga Selia e Shenjtë më erdhi një pagesë tremujore prej 25.000 dollarësh, e cila do të vazhdonte dhe më tej që të mbanim në funksionim shtëpinë tonë. Selia mendonte se misioni i ynë mund të dështonte me gjithë ata njerëz që duhej të ushqenim dhe të kujdeseshi­m. Por, unë ua ktheva menjëherë atë çek. Nuk kemi nevojë u thashë. Ne nuk punojmë për asnjë siguri materiale dhe s’kemi nevojë për asnjë llogari bankare. Është fryma hyjnore që mendon për ne”. Kthimi i çekut bëri përshtypje të veçantë në Vatikan dhe Shenjtëria e tij u habit.

- Nënë, në shapelën tënde të thjeshtë në Kalkutë, ku kishte vetëm një statujë të shenjtes Mari, anash saj ti kishe vendosur të shkruhej “Kam uri!”. Përse? Ç’ishte kjo uri?

- Po, dhe ne kishim uri… uri për dashurinë e Zotit. Atë kohë, fëmijë të shumtë dhe bebe braktisesh­in nëpër rrugët e Kalkutës. Një ditë gjetëm një bebe pranë nënës së tij të vdekur. Atëherë e çova atë fëmijë në strehën e një misioni françeskan aty afër, por ata nuk pranuan. Atëherë e sigurova në një vend tjetër. Një herë tjetër gjetëm një bebe në një kosh plehrash. Një qen i kishte ngulur kthetrat dhe donte ta shqyente. Ne e morëm dhe e mjekuam dhe donim ta sillnim në jetë, por foshnja vdiq po atë natë nga plagët. Atëherë vendosa të ndërtoj një shtëpi të quajtur “Shtëpia e Zemrës së Dlirë”, që të mund të strehoja fëmijët e braktisur. Më 1955 gjeta një ndërtesë përmes miqve të mi në Lower Circular Road, rreth dyqind metra larg nesh, ku kishte tri salla: njëra do të ishte për fëmijët e ushqyer keq, tjetra për bebet e sapo lindura dhe e treta si sallë e adoptimit, ku nënat që s’mund t’i mbanin foshnjat e tyre, t’i linin atje. Kështu bëra një lajmërim zyrtar se do të pranoja fëmijët e braktisur në rrugë dhe strehën e quajta ‘ Nirmala Shishu Bhavan’. Disa vajza që i kishin përzënë familjet e tyre, vinin dhe i linin aty foshnjat e sapolindur­a. U bënë shumë adoptime, madje dhe “brahmanë” të pasura vinin dhe adoptonin fëmijët e braktisur të rrugës. Kur takova një ditë Indira Gandhi në një rast dhe i tregova për këtë, ajo më tha: “Eshtë e pamundur… gati e pabesueshm­e”! Edhe pse sipas Kishës instruktoh­esha të thosha se në këtë vend të mos lindnin shumë fëmijë, nga ana tjetër thosha gjithashtu se isha kundër abortit, pasi “çdo jetë është jeta e Zotit tek ne”. Ne çoheshim çdo ditë në orën 4.30 të mëngjesit dhe shkonim të luteshim në heshtje në shapelën pranë.

- Nënë, ju shpesh keni folur për disa nga motrat tuaja më të devotshme dhe njëra prej tyre ishte Jacqueline Becker, nga Belgjika.

- Ah, Jacqueline ishte një katolike e devotshme, si dhe unë. Në moshën 17- vjeçare, ajo kishte vendosur të bëhej murgeshë pranë misioneve françeskan­e të Virgjëresh­ës Mari, edhe pse ishte nga një familje e pasur. Pas disa kohësh, në një pishinë ajo u aksidentua nga shtylla kurrizore dhe kishte dhembje të tmerrshme, e megjithatë ajo u kthye në manastir. Gjatë luftës hyri në “Kryqin e Kuq” dhe e ndihmoi shumë Rezistencë­n. Madje, shpëtoi dhe atin tim shpirtëror Monsinjor Périer. Më 1946, ajo erdhi në Indi dhe veshi rrobën e murgeshës duke rrahur udhët e Indisë, por u sëmur

 ??  ?? Në foto: Nënë Tereza me Indira Gandin
Në foto: Nënë Tereza me Indira Gandin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania