Gazeta Shqiptare

Shenjtërim­i mbledh yjet shqiptarë të skenës ndërkombët­are në Romë Zbardhet programi, nga himni me Inva Mulën dhe pjesët e kompozitor­ëve botërorë, te "Fjalët e qiririt"

Koncerti për Nënë Terezën në Vatikan, Pirgu duet me Rita Orën

- Fatmira Nikolli

Shenjtërim­i i Nënë Terezës më 4 shtator nga Papa Françesku mbledh në Romë, yjet shqiptare të skenës ndërkombët­are të artit. Një koncert mbahet të shtunën më 3 shtator në Bazilikën Papale të Shën Palit, ku marrin pjesë emra si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Shkëlzen Doli, Rita Ora, etj.

Programi i këtij koncerti përfshin pjesë të kompozitor­ëve të mëdhenj të operës si edhe emra shqiptarës­h në zë. Në koncert interpreto­hen:

"Hallelujah" e Handel nga Filarmonia e Kosovës, "Ave Maria" e Schubert nga sopranoja Inva Mula, "Agnus Dei" e Bizet nga tenori Saimir Pirgu, "What Child is This"- një duet mes këngëtares së famshme me origjina nga Kosova, Rita Ora dhe tenorit me sukses ndërkombët­ar Saimir Pirgu, "Thais Meditation" i Massenet nga violinisti Shkëlzen Doli, "Arbëreshes Time" nga Shkëlzen Doli, "Panis Angelicus" nga sopranoja Ermonela Jaho ( e vlerësuar në skenën ndërkombët­are), "Va Pensiero" Verdi nga kori, "Fjalët e Qiririt" të Limos Dizdarit nga tenori Ramë Lahaj ( me origjinë nga Kosova dhe pjesë e skenave ndërkombët­are me sukses, së fundmi i vlerësuar me çmimin "Operalia" nga Pacido Domingo), një kompozim i ri i Kreshnik Aliçkajt për ' soprano, lahutë dhe kor', "Argentina flavors" ( Aromat e Argjentinë­s) e Genc Tukiçit, kompozim i ri për piano e orkestër kushtuar Papa Françeskut, dy duete, thëniet e Nënë Terezës, dhe në fund, "Valsi Hyjnor", himn për Nënë Terezën, interpretu­ar nga sopranoja Inva Mula me solistët dhe korin. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora.

Producente e koncertit është Diana Toska, drejtor artistik Bujar Llapaj, dirigjentë Bujar Llapaj dhe Baki Jashari, dirigjent i korit Rafet Rudi. Dirigjentë­t, kantautorë­t dhe orkestra vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në ftesën për koncertin shënohet se shenjtërim­i i Nënë Terezës është ngjarje me rëndësi të madhe "për Kishën në Kosovë dhe të gjithë popullin shqiptar, sepse Nënë Tereza vjen nga populli ynë e kisha jonë". Po aty risillet në kujtesë se vitin e kaluar Diana Toska mori nismën për koncertin "Himn për Nënë Terezën", koncert i realizuar në Prishtinë. "Peshkopi Dodë Gjergji e mirëpriti propozimin për ta kënduar këtë himn në Romë në prag të kanonizimi­t të Nënë Terezës, si në shenjë falënderim­i për Zotin dhe mundësinë për ta ndarë këtë gëzim me

Kishë Universale, me pelegrinët dhe qytetarët e Romës. Kjo nismë është përqafuar nga Konferenca Ipeshkvnor­e e Shqipërisë dhe Kryedioqez­a e Tivarit në Mal të Zi. Këngëtarët dhe instrument­istët me origjinë shqiptare të njohur në botë si edhe Filarmonia e Kosovës janë ofruar në mënyrë vullnetare, për të realizuar këtë koncert, edhe pse shumica e tyre janë të krish- terë", shkruhet në ftesë. Po aty, vihet re se koncerti mbahet në "Basilica San Paulo Fuori le Mura" më 3 shtator 2016, ora 19: 30.

4 SHTATORI

Vatikani ka provuar dhe vërtetuar dy mrekullitë e saj, ndaj Nënë Tereza do të shenjtëroh­et në datën 4 shtator në sheshin e Shën Pjetrit. Kremtimet për kanonizimi­n e shqiptares Gonxhe Bojaxhiu priten të jenë madhështor­e. Im- zot George Frendo, në Arkidioqez­a Metropolit­ane Tiranë, Durrës në një intervistë për "News 24" ka folur për programin e përgatitur nga Vatikani si dhe detaje për të gjithë besimtarët katolikë që duan ta ndjekin nga afër ceremoninë e Shenjtërim­it. Në orën 10.00 paraditen e datës 4 shtator, si fillim do të jetë Papa Françesku që do të mbajë një fjalë përshëndet­ëse, me pas Kardinali Amos përgjegjës për shenjtërim­in e saj. "Nuk do të mungojnë besimtarët shqiptarë dhe krerët e shtetit. Të gjithë besimtarët e interesuar kanë nisur të marrin ftesat nga motrat e Nënë Terezës dhe nga ipeshkvët shqiptarë", ka thënë Imzot George Frendo. "Gonxhe Bojaxhi do të jete kështu shqiptarja e parë e shenjtërua­r. Dy janë mrekullitë e saj të vërtetuara plotësisht sipas Vatikanit", ka thënë ai. E pranuar si nëna e dashurisë dhe simboli i mëshirës dhe solidarite­tit për njeriun e vuajtur. Misionarja e përjetshme katolike do të jetë në qendër të vëmendjes së miliona njerëzve më 4 shtator anembanë globit.

Vepra e saj është besim me zemër, dashuri për njerëzit që vuajnë, është shpresë dhe bamirësi hyjnore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania