Gazeta Shqiptare

POSTI I DREJTORIT TË OPERËS/ BËHEN 6 KANDIDATË, SOT INTERVISTA­T NË MINISTRI

-

Ministria

e Kulturës përmes një njoftimi për mediat ka lajmëruar dje se tashmë janë gjashtë kandidatët për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Konkursi u mbyll në datën 22 gusht dhe për postin kanë aplikuar këta kandidatë: Josif Gjipali, Agim Hushi, Kleanthi Gjika, Zana Çela, Ylber Gjini dhe Gëzim Xhaxhaj, që është edhe i fundit që ka dorëzuar aplikimin. MK njofton se në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 "Për emërimin, lirimin ose sh- karkimin nga detyra të drejtuesve të institucio­neve, në varësi të Këshillit të Ministrave, kryeminist­rit ose ministrit", në datën 4 gusht 2016, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin: Drejtor i Përgjithsh­ëm, në Teatrin Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke cilësuar se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithsh­me për pranimin në pozicionin "Drejtor i Përgjithsh­ëm në Teatrin Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor", në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/ 2013 "Për Nëpunësin Civil". Po aty, njoftohet se komisioni i përbërë nga drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentac­ionin e paraqitur, do të zhvillojë intervista me kandidatët sot, ( e mërkurë), datë 24 gusht 2016, ora 12: 00 në am- bientet e Ministrisë së Kulturës. Gjatë ditës së djeshme, në një koment në rrjetin social "Facebook", profesor Artan Fuga, ndër të tjera shprehej: "Kandidoni ju, kandidoni, dhe bashkë me platformën për t'u zgjedhur, dorëzoni edhe një variant dorëheqjej­e në rast zgjedhjeje. Vlerësohet edhe teksti i dorëheqjes... Po emri dihet kush do bëhet o të uruar, vetëm ju nuk e dini!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania