Gazeta Shqiptare

Rëndohet bilanci i viktimave, 300 lëkundje të reja në Amatrice

Prokuroria nis hetimin: Skandal me fondet, s'u përdorën kurrë në qytetet e rrezikuara Arrin në 300 numri i të vdekurve, 200 persona të zhdukur

- Enida Himaj

Rëndohet ora- orës bi lanci i viktimave në Italinë qendrore, e goditur nga tërmeti apokalipti­k. Mendohet se janë rreth 300 persona që kanë mbetur të vdekur si dhe 264 të plagosur, ku shumë prej viktimave janë fëmijë. Rreth 200 persona vijojnë të deklarohen të humbur. Lot, britma gëzimi sapo dikush nxirret i gjallë nga rrënojat. Familjarë rrethojnë ndërtesat e shembura në pritje të një lajmi të mirë për të afërmin e zhdukur. Kjo është drama në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë qendrore. Sipas mediave italiane, numri i viktimave është në rritje. Makthi vazhdon për banorët e Italisë qendrore. Lëkundje të tjera u regjistrua­n rreth orës 14: 40 në Amatrice, ku pati sërish rrëzime ndërtesash. "Që prej lëkundjeve të para që shkaktuan tragjedinë, janë regjistrua­r rreth 460 tronditje të tjera", raportojnë autoritete­t e sizmologji­së. Më e forta ishte ajo e mëngjesit të sotëm, rreth orës 05: 00, me një magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Ndërkohë, brenda 24 orëve në këto zona ka pasur 300 lëkundje të reja. Mësohet se një lëkundje e re me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Arquata- n dhe Accumoli- n, me thellësi 10 km, në orën 05: 17. Po dje, ka pasur lëkundje tërmeti 4.3 ballë në Accumoli dhe Amatrice. Disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i parë janë shembur sërish. Pluhuri është ringritur mbi zonën më të prekur nga tërmeti në Italinë qendrore. Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë L'Aquila- s, që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009- ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar. Qeveria italiane, në bashkëpuni­m me Mbrojtjen Civile, ka vënë në dispozicio­n 965 milionë euro për restaurimi­n e ndërtesave publike sipas rregullave antisizmik­e. Megjithatë shumë nga këto fonde nuk janë kërkuar, edhe për shkak të burokracis­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania